Masar Omeragiq pritet që më 22 dhjetor zyrtarisht të bëhet kryetar i Federatës së Futbollit në Maqedoninë e Veriut (FFM_, përcjell TV21. Omeragiq është kandidati i vetëm për kryetar të FFM-së, pas dorëheqjes së Muhamed Sejdinit.
Omeragiq do të jetë kryetari i tretë i Federatës së pavarur të Futbollit të Maqedonisë e karrierë të suksesshme pas tij, duke nisur nga viti 1992, deri ë sot.
Pas pavarësisë, FFM deri më tani ka pasur 6 kryetarë, Alekso Kiprovski (1992-1993), Ljubisav Ivanov-Zingo (1993-1999), Llambe Arnaudov (1999-2002), Haralampie Haxhi-Risteski (2002-2012), Ilço Gjorgjioski (2012-2018) dhe Muammed Sejdini (2018-2024).
Ndër ta, i pari kryetar me bagazh në futboll ishte Llambe Arnaudov, futbollisti i shquar i Ohrit, më pas i Vardarit, futbollist që vazhdoi karrierën në SHBA, lojtar që la gjurmë të mëdha.
I dyti pas tij është Ilço Gjorgjioski, i cili luajti për Maqedoninë ĠP, Ballkanin dhe Vardarin, pastaj luajti në Izrael, Turqi, Suedi dhe Bullgari, ndërsa ishte edhe trajner i Vardarit, me të cilin fitoi titullin kampion.
Omeragiq ka tre tituj kampion në Ligën e Parë të Maqedonisë, si dhe ka qenë pjesë e tri finaleve në Kupën e Maqedonisë. Ai ishte anëtar i parë i gjeneratës së jashtëzakonshme të Sloga Jugomagnatit, me Gogo Jovçev dhe Jane Nikolloskin, Esad Çolakoviqin, Nejmedin Memedin, Nejat Shabanin, Zekiria Ramadanin, Nebi Mustafin, Argjend Beqirin, Zoran Miserdovskin, vëllezërit Goran dhe Zoran Jovanovski, Arben dhe Ardian Nuhiun.
Ai ka qenë më parë pjesë e ekipit Ballkan Stokokomerc, që udhëhiqej nga një prej trajnerëve më të mirë maqedonas, Zoran Misiç, me lojtarë si Ljupço Kmetovski, Ceno Aleksandrovski, Ljupço Rafeski, Xhanan Hajdari, Muarem dhe Muzafer Salihi, Goce Dimovski, Mijalçe Mihajllov, Dragan dhe Borçe Tomoski, Borçe Hristov, Feim Beganoviç, Sveto Stankovski, Xhemail Zekiri…
Masar Omeragiq para përfundimit të karrierës, ishte pjesë e klubit të Vardarit, trajner i të cilit në atë kohë ishte Vangel Simov.