Lajme

Orhan Ibrahimi paralajmëron formimin e partisë se re: Shqiptarëve, do t’ua sjellim lirinë!

November 3, 2023, 10:11

Ish deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Orhan Ibrahimi, ka paralajmëruar formimin e një partie të re në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Ibrahimi, tha se bashkë me ish kolegët e tij deputetë të PDSH-së, Bekim Fazliun, Gazmend Aliun dhe Merale Feratin, po bëjnë përpjekje për formuar subjektin e ri politik i cili do të riaktivizojnë idenë për barazi, drejtësi dhe demokraci për shqiptarët.

“Ne jemi duke bërë përpjekje shumë serioze për ta riaktivizuar idenë e madhe të shqiptarëve për liri, barazi, drejtësi e demokraci sepse mendojmë që në këtë hapësirë ku sot gjendemi nuk ekziston një subjekt politik i cili vërtetë e ka brengë, e ka synim programor, përcaktimor lirinë e shqiptarëve.

Dhe ky moment na bën të jemi shumë të ndërgjegjshëm. Jemi afër një vendimi për të themeluar një subjekt që do ta rinisë idenë që ne mendojmë se sot nuk ekziston në synimet e subjekteve politike shqiptare në Maqedoni”, tha Ibrahimi.


Ai nuk saktësoi se kur do të themelohet subjekti i ri ndërsa tha se nuk do të jetë aspak me rëndësi kush do ta drejtojë të njejtin. Në intervistën e tij për gazetën LAJM, ish-deputeti i PDSH-së, nuk përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me partitë tjera opozitare.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8821
Shaqiri: VLEN është në fazën finale të ligjit për ish ushtarët e UÇK-së
IMG_8818
A i shpëtoi Jahoski paraburgimit me dokument të rremë?!
IMG_8816
Për shkak të iftarit, nxënësit e dy shkollave të mesme në Tetovë ikin nga mësimi
IMG_8814
Komuna e Çairit fiton grantin maksimal nga UNDP për përmirësimin e infrastrukturës energjetike në shkolla
IMG_8806
Trump ndërron mendje: Askush nuk po i dëbon palestinezët nga Gaza