Maqedoni

Për dy vjet, më shumë se 1000 qytetarë kanë marrë nënshtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Autori

Autori

Portali Tetova

November 24, 2024, 03:11

Në periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2023 shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë marrë gjithsej 1101 persona, prej tyre 284 kanë qenë me status “pa shtetësi”. Qytetarët e kanë marrë nënshtetësinë me bazën se kanë jetuar në vend deri më 8 shtator 1991, para shpalljes së pavarësisë së Maqedonisë. Më shumë se 200 lëndë të tjera janë duke u proceduar në Ministrinë e Punëve të Brendshme kurse tashmë disa persona janë refuzuar.

“Sipas nenit 7 të Ligjit për dryshimin dhe plotësimin e Ligjit të Shtetësisë janë 229 lëndë, prej të cilave 17 persona janë pa shtetësi. Për 7 persona janë marrë vendime negative për shkak se të emërtuarit nuk kanë pasur dëshmi se më 08.09.1991 kanë jetuar në territorin e Republikës së Maqedonisë sipas nenit 7 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shtetësinë e Republikës. të Maqedonisë së Veriut”, thonë nga MPB.

Për shkak të rregullimit të statusit të qytetarëve që kanë jetuar këtu para shpalljes së pavarësisë, në vitin 2021 janë miratuar ndryshime dhe plotësime në Ligjin për Shtetësi, të cilat i referohen pikërisht pjesës për marrjen e shtetësisë për qytetarët e republikave të tjera jugosllave që kanë jetuar në vend para pavarësisë. Sipas këtyre ndryshimeve ligjore, qytetarët kanë pasur të drejtë të dorëzojnë aplikime për shtetësi nga viti 2021 deri në vitin 2023. Para se të ndodhin këto ndryshime, për shkak të sistemit jokonsistent të shkëmbimit të të dhënave të institucioneve, për shkak të numrit të madh të procedurave burokratike dhe ligjeve jocilësore, shumë njerëz mbetën pa shtetësi, prandaj shpesh quheshin “fantom”. Ky ligj i propozuar, i cili përfshin ish-qytetarët e republikave jugosllave të cilët kanë jetuar në Maqedoni deri në pavarësinë, mund të marrin nënshtetësinë e Maqedonisë së Veriut, është paraqitur në Kuvend nga partitë e atëhershme opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Në korrik të vitit 2021, me mbështetjen e shumicës së deputetëve, amendamentet ligjore kaluan në Kuvend kurse përfshinin gjithsej 16 kushte për marrjen e shtetësisë me më shumë se 1000 amendamente./Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3714
Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi
IMG_3705
Piloti holandez i Red Bull-it, Max Verstappen, fiton titullin e botës në Formula 1 në Las Vegas
IMG_2712
Vëzhguesi i UEFA-s, tregon se kur do të merret vendimi për sfidën Rumani-Kosovë
IMG_2565
Sejdini njofton tërheqjen nga posti i kryetarit të FFM-së: 7 vite më të suksesshme në historinë e futbollit të RMV-së
IMG_2523
Maqedonia mbyll me fitore garat në grup, mund edhe Ishujt Faroe

Më shumë nga kategoria

IMG_2565
Sejdini njofton tërheqjen nga posti i kryetarit të FFM-së: 7 vite më të suksesshme në historinë e futbollit të RMV-së
IMG_2523
Maqedonia mbyll me fitore garat në grup, mund edhe Ishujt Faroe
IMG_2061
Zhgënjen Shqipëria U-19, mposhtet me rezultatin 6-0 nga Izraeli
bastet turqi1
Skandal BASTESH në Turqi, pjesë e skemës MAFIOZE edhe klube nga Maqedonia!
IMG_1881
Sulmuesi i Shqipërisë po bëhet baba, e zbulon gjininë e foshnjës në ”Air Albania” (Video)
IMG_1825
Milenko Nedellkovski emërohet drejtor ekzekutiv në KF “Vardar”, tifo grupi “Komitët” kundër këtij vendimi
a9f85968-75d6-431c-ae13-1215c4e24120
Shkupjani Feta Fetai: Ëndrra e çdo fëmije shqiptar është të luajë me Kombëtaren!
IMG_1722
Maqedonia, grumbullimi dhe përgatitjet për sfidat e nëntorit
IMG_1501
Austri/ Lavdrim Rexhepi nga Kumanova shënoi fitore me nokaut
IMG_3766
Filipçe: Një fillim i ri, një luftë dhe shpresë e re për të rikthyer besimin e qytetarëve!
IMG_3773
MPB: Është rritur numri i mashtrimeve me kriptovaluta
IMG_3771
Agron Demiri bëhet anëtar i Kuvendit Qendror të LSDM-së
IMG_3768
Fani Karanfilova Panoska është zgjedhur zëvendëspresidentja e re e LSDM-së
Woman poking man in stomach, mid section
Personi më i shëndoshë në Maqedoni peshon 210 kilogramë
IMG_3754
Për dy vjet, më shumë se 1000 qytetarë kanë marrë nënshtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut