Tetova përfundon llogarinë vjetore të 2022

Tetova përfundon llogarinë vjetore të 2022

March 15, 2023, 06:03

Këshilli i komunës së Tetovës me shumicë votash më në fund ka miratuar llogarinë përfundimtare për vitin 2022.Pikërisht mos votimi në afatin e paraparë me ligj gjatë vitit të kaluar, çoi në zgjedhje të parakohëshme këshillin e komunës së Tetovës.Në ndërkohë, në seancë të këshillit të komunës së Tetovës janë miratuar raportet financiare për Ndërmarrjen Publike Komunale Tetova-Tetovë.

Kryetari i këshillit Besar Durmishi, me këtë rast tha se ndërmarrjet publike në përgjithësi gjatë vitit të kaluar kanë punuar mirë edhe përkundër gjendjes së rëndë financiare.“Kjo ndërmarrje krahasuar me vitin 2021, kjo ndërmarrje ka vjelur më shumë të hyra në vlerë prej 76 milion denarë në vitin 2022 dhe ndërkohë janë rritur shpenzimet për 48 milion denarë, por kjo si rezultat i rritjes së çmimit enorm të energjisë elektrike, derivateve, lëndës së parë, në pjesën e pagave e kështu me rradhë, prandaj është një përmirësim i situatës financiare të kësaj ndërmarrje, gjendja shkon për të mirë.

Edhe ndërmarrja publike Parkingu i Qytetit ka dalur me një saldo poiztive prej 4 milion denarë.Pritet që të meret vendim, se këta mjete të cilët kjo ndërmarrje I ka si saldo pozitivetë kthehen në komunë ose të paguajë borxhin ndaj Drejtorisë së të Ardhurave Publike sepse aty ka një borxh të tarshëguar vite me rradhë”, tha kryetari i këshillit të komunës së Tetovës Besar Durmishi.Në ndërkohë, kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, thotë se shumë shpejt do të qartësohet situata për sa i përket ndarjes së Ndërmarrjes Publike Komnale Tetova-Tetovë, në dy ndërmarrje tjera.

“Sa i përket ndërmarrjes për menaxhim me mbeturinat jemi në finalizim të studimit-fizibiliteti për futjen e partnerit publik privat, sa i përket ndërmarrjes uji dhe kanalizimi procedurat formal-juridike kanë kaluar për përzgjedhje të komisionit mbikqyrës dhe organeve drejtuese, pra punohet në atë drejtim që këta ndërmarrje të jenë në shërbim të qytetarëve” tha kryetari Kasami.Nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, kanë akuzuar komunën respektivisht koalicionin Lëvizja Besa-VMRO-DPMNE, se nuk kanë punuar mirë dhe kanë harxhuar buxhetin në mënyrë joadekuate.Nga VMRO-DPMNE thonë se kanë trashëguar ndërmarrje me borxhe të mëdha edhe pse shteti kishte paguar pjesën më të madhe të borxheve.

Gjatë miratimit të llogarive përfundimtare dhe planeve financiare për çerdhet, shkollat fillore dhe të mesme, nuk është miratuar llogaria përfundimtare e Gjimnazit të Tetovës, që shkaktoi reagime të këshilltarëve të BDI-së, të cilët akuzuan kryetarin e komunës së Tetovës për revanshizëm politik ndaj këtij institucioni të lartë arsimor.TV KOHA

Mos e humb

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin

Më shumë nga kategoria

safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
Amir-Rrahmani-600x360-1
Rrahmani: Këtë vit kemi më shumë besim
haland
Haaland: I thashë Guardiolas të mos më largoj nga loja
IMG-20230928-WA0023
Bekim Sali me fakt shpartallon ministrin Lloga: Deputetët e ASH-së duke qenë në opozitë kanë votuar për ndryshimet në Kodin Penal!
received_3518041755177943
Miratohet plani urbanistik për fshatin Xhepçisht
Испис за лого на ДЛ
Vetëm Lotaria shtetërore mund të garantojë organizim të lojërave të fatit me përgjegjësi dhe të kontrolluara
96C1CD6B-2DF6-4C46-A134-B0A5E8B32562-1152x1536.jpeg
Kasami në varrimin e policit Afrim Bunjaku: Lavdi heroit më të ri të kombit
FB_IMG_1695306813017
Kasami e Destani takohen, ja çka biseduan
IMG-20230920-WA0002
Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion

DIASPORA