Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Izmit Nura, në vizitën e tij zyrtare në SHBA, realizoi vizitë në Shkollën Shqipe “Kongresi i Manastirit”. Ai u takua me përfaqësuesit e shkollës dhe ekspertë për të diskutuar mbi politikat dhe praktikat e arsimimit në gjuhën shqipe në Çikago.
“Një nga arsyet kryesore të vizitës në SHBA mbetet zhvillimi dhe ruajtja e vlerave kulturore dhe shpirtërore Shqiptare. Përkrahja institucionale e z. Nura u prit me entuziazëm nga Shkolla Shqipe “Kongresi i Manastirit”, pasi ka një kërkesë në rritje për mësimin e gjuhës shqipe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai vuri në dukje se bashkëpunimi institucional dhe përkrahja për kërkesat rreth mungesës së botimeve në gjuhën shqipe është e domosdoshme, ku nga mësimi në gjuhën shqipe në SHBA jo vetëm që do të përfitonin fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por gjithashtu do të përmirësonte shkëmbimin kulturor dhe do të forconte lidhjet midis Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Mërgatës. (INA)