Pasditen e sotme rreth orës 15 ka shpërthyer një zjarr në qendrën e re tregtare në Tetovë, transmeton Portalb.mk.
Zjarri është vënë në kontroll nga zjarrfikësit e Tetovës ndërsa nuk ka të raportuar për të lënduar.
Sipas informatave të para, deri më tani raportohet një shitore është djegur ndërsa dy të tjera janë dëmtuar.
Sektori për Punë të Brendshme i Tetovës është në terren dhe aktualisht po hetohen shkaqet të cilat kanë dërguar deri në shpërthimin e zjarrit.
Lajmi do të përditësohet…
https://www.facebook.com/watch/?v=2171982062993491