Sport

Xhaka e Shaqiri në Serbi, presidenti i Federatës zvicerane flet për sfidën

Autori

Autori

Tetovarja

April 29, 2023, 01:04

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të zbarkojnë këtë muaj në Serbi për ta zhvilluar ndeshjen me Bjellorusinë, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.

Bjellorusët, si aleatë të Rusisë, nuk do të kenë të drejt t’i zhvillojnë në shtëpi ndeshjet si vendës, prandaj e zgjodhën Serbinë për të luajtur si mikpritës

Kjo nënkupton se kontingjenti zviceran, përfshirë këtu edhe futbollistët shqiptarë, që janë aq të urryer në Serbi, do të zbarkojnë në Novi Sad.

Presidenti i Federatës zvicerane të futbollit, Dominique Blanc ka folur për duelin me Bjellorusinë, duke insistuar se ka marrë siguri që nuk do të ketë ndonjë problem dhe mbi të gjitha e gëzon fakti se kjo lojë do të luhet pa praninë e shikuesve.

“Kemi biseduar disa herë me UEFA-n.

Por, Bjellorusia e ka të drejtën të vendos se ku t’i luajë ndeshjet si vendëse sepse i është ndaluar që të luajë për një vit në shtëpi për shkaqe sigurie.

UEFA na ka siguruar se nuk do të ketë rrezik madhor nëse luajmë në Serbi, mbi të gjitha për faktin se ndeshja do të jetë e mbyllur për publikun”, deklaroi fillimisht kreu i futbollit zviceran për magazinën “Blick”.

“Përgjegjësit tanë të sigurisë dhe të skuadrës kanë qenë dy herë në Novi Sad dhe kanë para gjithçka bashkë me Federatën Serbe të Futbollit, e cila do ta organizojë këtë lojë së bashku me UEFA-n.

Si në çdo ndeshje të Kombëtares, edhe për këtë duel e kemi një koncept të qartë të sigurisë”, nënvizoi tutje ai.

Ndeshja mes Bjellorusisë dhe Zvicrës do të luhet më 25 mars në Serbi.

Xhaka dhe Shaqiri me shokë e kishin mposhtur dy herë Serbinë, në Botërorin e Rusisë më 2018 dhe në atë të Katarit në vitin 2022.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA