Ish anëtari i BDI-së dhe tash më nënkryetar i Lëvizjes Besa – Fatmir Limani ka komentuar në publikimin që nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti ka bërë pas publikimit të këngës së Ali Ahmetit nga Artan Grubi, informon portali “tetova1”.
“Të inçizosh Ali Ahmetin duke kënduar dhe pastaj ta publikosh të njejtin inçizim, për të defokusuar opinionin prej problemit të vërtetë, është keqpërdorim i paturpshem i figurës së tij…
Të inçizosh Ali Ahmetin dhe të ruash këto video për t’i shfrytëzuar kur të konvenon ty është jokorrekte dhe duket se nuk është hera e parë që po ndodh.
BDI patjetër duhet të çlirohet nga uzurpatorët, mercenarët dhe të paaftët!”, shkruante Mexhiti.
Kurse Fatmir Limani ka shkruar:
Presupozojmë:
Nëse metastaza është përhapur nëpër tërë organizmin e njeriut e ka mbetur i papërfshirë vetëm një organ (veshkë, zemër..), shpëtim mbetet që organet e paprekura të hiqen nga organizmi i përfshirë në metastazë…., për të shpëtuar veten e të tjerë.
Provova me llojin e tillë, provuan edhe të tjerë…, nuk zbrapsen nga qëllimet sepse udhëheqësi synon shkatërrimin e subjektit që pas tij, mos përmendet më njeri…
Mënyra e këtillë të veprimit gjendet vetëm te: Monarkët, Diktatorët, Mbretërit…, që s’dëshirojnë e s’mendojnë për trashëgimtar…
Izet…, përpjekja e shpëtimit i takon të shkuarës.., shpëto veten dhe shokët që të përkrahin pa asnjë interes.
*Ps: Kënga.., është plan i përbashkët i tyre.. Pastaj nahia që i përkas.., këndojnë kur janë në zor të madh.. /tetova1/