Lajme

Edhe Kasami nuk e përjashton bashkëpunimin me Gashin

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

February 15, 2023, 01:02

Nuk përjashtohet bashkëpunimi i serishëm i Afrim Gashit dhe Bilall Kasamit, të cilët në vitin 2014 ishin bashkë-partiakë në Lëvizjen e papërçarë Besa. Edhe pse ndanë rrugët në 2018, Gashi nuk përjashton bashkëpunimin, madje edhe bashkimin e Alternativës me Besën. Kreu i Alternativës në programin 200 në Alsat, tha se në politikë gjithçka është e mundur.

“Nuk është caktuar diçka e tillë, në të ardhmen do të shohim… ( A mund të vijë deri te bashkimi i Lëvizjes BESA) Pse jo, gjithçka është e mundur, sidomos në politik, mbase nuk e di.

Unë ku do të jem, në politik a do të jem, vërtetë nuk e shoh vetveten më shumë gjatë në këso situate ku thyhet çdo parim, nuk ka turp, nuk ka përgjegjësi, nuk ka perspektivë, nuk ka shpresë dhe nuk dua të jem aktor në një proces ku thyhen shpresat dhe vriten ëndrrat e të rinjve, por a mund të ndodh diçka e bukur e mirë, çfarëdo që është e mirë dhe e bukur, unë kam dëshirë të jem pjesëmarrës”, tha Afrim Gashi, Kryetar i Alternativës.

Edhe kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, thotë se dyert e partisë që drejton ai mbeten të hapura edhe për ata që, siç tha, në të kaluarën kanë bërë veprime për të provuar veten edhe me programe e projekte të pavarura.

 

“Sigurisht që për ne forma e bashkëpunimit është e hapur, janë të mirëseardhur të gjithë ata që kanë qenë ose nuk kanë qenë në Lëvizjen Besa…

Të gjithë ata të cilët në të kaluarën bënë veprime për të provuar vetveten në politikë edhe me programe dhe projekte të pavarura, nëse e kanë kuptuar përfundimisht se duhet të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në kuadër apo në bashkëpunim me Lëvizjen BESA, sigurisht janë të mirëseardhur”, tha Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes BESA.

Në janar të vitit 2018, menjëherë pas zgjedhjeve lokale, Lëvizja BESA fillimisht u nda në dy fraksione, përkrahësit e kryetarit të partisë, Bilall Kasami dhe ata që kërkonin shkarkimin e tij.

Të dy grupet mbanë kongrese partiake të veçanta në emrin e partisë së njëjtë, në njërin grup u rizgjodh kryetari aktual, ndërsa në grupin tjetër u zgjodh Afrim Gashi.

 

Pas një beteje të gjatë se kujt do t’i përkasin vulat partiake, Gjykata Themelore Shkupi 2, vendosi që kryetar i Lëvizjes BESA të mbetet Bilall Kasami, ndërsa grupi tjetër më pas formoi partinë e re me emrin Alternativa. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_3753
Myzejene Selmani – Liderja e duarve të forta për një Kosovë të qëndrueshme dhe të barabartë!
Kultura-ministria
Programi nacional i KULTURËS 2025, projektet shqiptare nuk arrijnë as 15%
licensed-image
Trump: SHBA do marrë kontrollin e plotë të Gazës, do jetë riviera e Lindjes së Mesme!
IMG_3722
Strugë/ Vdekja e 4-vjeçarit, s’ka gabim mjekësor
IMG_3716
Fidan ngre shqetësime për veprimet e mundshme të Netanyahut pas lirimit të të burgosurve
IMG_9796
Mickoski: Është e palogjikshme të përfshihen cigaret në shportën minimale