Lajme

30 nxënës braktisën bankat shkollore në Dibër

Autori

Autori

Portali Tetova

May 10, 2023, 01:05

Edhe në vitin shkollor 2022- 2023 vazhdoi braktisja e nxënësve nga bankat shkollore në komunën e Dibrës. Është një tendencë e cila është duke u rritur nga viti në vit për shkak të migrimit të popullatës në shtete të Unionit Evropian dhe të SHBA-ve. Për fat të keq kjo dukuri jo vetëm që nuk ndalohet por ka marr edhe një hov të madh në pesë vitet e fundit. Në drejtorit e shkollave fillore të komunës Dibër me shqetësim të madh informojnë se edhe gjatë vitit shkollor që shumë shpejt do të përfundojë, pati braktisje të nxënësve nga bankat shkollore.

Në të tre shkollat fillore edhe atë “Penestia” dhe “Said Najdeni” në Dibër, dhe “Riste Ristevski” në fshatin Kosovrast i Poshtëm, thonë se ka një ulje të numrit të nxënësve pikërisht për shkak të migrimit të shumë familjeve të cilët normalisht me vete i marrin edhe fëmijët që janë nxënës në shkollat e Dibrës.

Drejtori i shkollës më të madhe komunale fillore në Dibër “Penestia”, Ajet Mullarexha për gazetën KOHA thotë se gjatë vitit shkollor 2022-2023 nga bankat shkollore drejt shteteve të Unionit Evropian kanë shkuar në migrim së bashku me familjet e tyre 12 nxënës. Por ka mundësi deri në fund të vitit shkollor ky numër të rritet.

“Ky problem është prezent tani më disa vite, meqë nga viti në vit ka nxënës të cilët çregjistrohen dhe me familjet e tyre migrojnë jashtë shtetit”, thotë drejtori Mullarexha.

 

Në këtë shkollë fillore mësimi mbahet në gjuhën shqipe dhe maqedonase dhe çregjistrime ka të nxënësve në paralelet në të dy gjuhët. Problemin e kemi debatuar me prindërit por edhe me këshillin e shkollës. Është një dukuri e cila nuk ka të ndalur, thotë drejtori Mullarexha. Problemi është akut edhe në shkollën fillore “Said Najdeni” në Dibër. Drejtori i shkollës Arsim Miftari thekson se deri në muajin mars të vitit shkollor 2022- 2023 janë çregjistruar gjithsej 8 nxënës. “Në këtë shkollë ku mësimi realizohet në gjuhën shqipe nga viti në vit ka çregjistrime të nxënësve. Dukuria është shumë negative dhe e dëmshme por proceset e migrimit për fat të keq vazhdojnë, thotë drejtori Miftari dhe shton se karakteristike në këtë shkollë është se nxënësit largohen për në shtetet e jashtme dhe shumica kthehen pas tre muajsh.

Në shkollën të vetme qendrore në vendbanimet rurale , respektivisht në fshatin Kosovrast i Poshtëm “Riste Ristevski”, sipas drejtorit Shania Ajroski ndër vite ka një ulje të numrit të nxënësve. “Viti shkollor që do të përfundoj në qershor në shkollat periferike që mbulon kjo shkollë janë ç’regjistruar 10 nxënës. Pritet që ky numër të rritet deri në qershor meqë ka kërkesa të reja për çregjistrim. Në bisedën që patëm me familjar që kërkojnë ç’regjistrim të nxënësve respektivisht fëmijëve të tyre u informova se ata do të migrojnë në Itali apo Gjermani.

Situata ka përmasa shqetësuese. Vetëm dekadën e fundit numri i nxënësve në shkollat fillore në Dibër pothuajse është përgjysmuar. (koha.mk)

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3558
KUPA: Eliminohen FC Shkupi me penalti, Shkëndija e Haraçinës ndalet kuqezinjët e Tetovës
IMG_3519
Gjashtë humbje radhazi nga Bayern, a do të jetë sonte nata e Barcelonës?
IMG_3331
Alarm i kuq, vendimet arbitrale dhe VAR risjellin polemika të ashpra në Serie A
IMG_3312
KF Shkëndija: Për vëllazëri s’ka kufijë, hyrja falas me Shkëndijën e Haraçinës
IMG_3207
Struga humb nga Sileksi, Shkëndija dhe Shkupi ndalen me barazime

Më shumë nga kategoria

IMG_3312
KF Shkëndija: Për vëllazëri s’ka kufijë, hyrja falas me Shkëndijën e Haraçinës
IMG_3207
Struga humb nga Sileksi, Shkëndija dhe Shkupi ndalen me barazime
IMG_3201
“Kupa e Artë” në Tetovë, KK “Bashkimi” nga Kumanova khehet me 14 medalje (FOTO)
IMG_3160
Mbërriti e para, Luiza Gega vendos rekord kombëtar në Maratonën e Tiranës: E nisa me frikë, këtë herë…
IMG_3581
Ahmeti nga Likova: 10 vjet partitë maqedonase kanë punuar që ta vrasin politikisht Ali Ahmetin dhe BDI-në
IMG_3580
Kasami: Në Dibër filluam procesin e riorganizimit të Lëvizjes BESA
IMG_3579
Mickoski me parashikime të errëta: Ky vend do të zhduket pas 70 vitesh
IMG_3578
28 salla të reja sportive, vendimi i fundit i Qeverisë
IMG_3577
Sưlmohen dy të rinj në lokacione të ndryshme në Shkup! Prindërit thonë se u sulmuan nga tifozët Komitët
IMG_3569
Dimitrievski merr pjesë në promovimin e librit kundër UÇK-së

DIASPORA