Blerim Daçi është shtetasi i Maqedonisë që është vrarë mbrëmë në Prishtinë, pasi një përleshje me armë zjarri.
Sipas policisë së Kosovës, viktima është gjetur në një veturë me targa të Maqedonisë ndërsa rreth një kilometër nga vendi i ngjarjes është gjetur një veturë tjetër e djegur me targa gjermane, e cila supozohet se është përdorur nga dorasi për vrasjen.
“Deri më tani, autorë të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, një burrë, shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se në automjet me targa të Maqedonisë ndodhej një person dhe nga mjeku kompetent konstatohet se personi nuk ka shenja jete.
Një automjet i djegur me targa gjermane është gjetur rreth një kilometër larg vendit të ngjarjes, e cila dyshohet të jetë arsyeja që të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në kumtesën.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, mbrëmë deklaroi për mediat se në automjetin e djegur janë gjetur dy automatikë kallashnikov, me të cilat supozohet se është kryer vrasja e shtetasit nga Maqedonia e Veriut.