Bota

“Do të vrasë veten e të tjerët,” del email-i i ish-punonjësit të OceanGate: Si i paralajmëroi kolegët për rrezikun e Titanit

Autori

Autori

Portali Tetova

July 4, 2023, 09:07

Mediat kanë bërë publik e-mailin që një nga ish-punonjësit e Ocean Gate i kishte dërguar një kolegut të tij duke ngritur shqetësime rreth sigurisë së nëndetëses Titan.

Në emailin e dërguar David Lochridge i tregonte kolegut të tij se ishte i shqetësuar se CEO i kompanisë do të vriste veten dhe të tjerët në përpjekje për të kënaqur egon e tij.

Lochridge ishte dikur drejtori i operacioneve detare në OceanGate dhe punoi për kompaninë mes vitit 2015 dhe 2018. Më pas ai u pushua nga puna pasi ngriti pikëpyetje rreth sigurisë së nëndetëses dhe për procesin me të cilin ajo u ndërtua.

Paralajmërimet, sipas raportimeve u bënë nga fabrika e prodhimit gjysmën e dytë të 2017, por nuk që nuk u morën parasysh dhe kompania vijoi nga prodhimi te testimi i mjetit zhytës.
Dhe mesa duket, Lochridge i dërgoi një email kolegut të tij Rob McCallum, i cili po ashtu u largua nga kompania për shqetësimet që kishte rreth sigurisë së nëndetëses, për t’i thënë se ishte i shqetësuar që CEO i OceanGate, Stockton Rush do të përfundonte duke vdekur në nëndetëse.

“Nuk dua të dukem si spiun, por jam shumë i shqetësuar se ai mund të vrasë veten dhe të tjerët në përpjekje për të kënaqur egon e tij,” shkroi Lochridge ne Email sipas The New Yorker.

Inxhinieri vijoi më tej: “Do ta konsideroja veten shumë kurajoz nëse bëja gjëra që janë të rrezikshme, por ajo nëndetëse është thjesht një aksident që pritet të ndodhë.”

“Nuk ka asnjë shans që unë të marr para për të zhytur atë gjënë në det.”

Sipas raportimeve, Lochridge kishte inspektuar çdo centimetër të nëndetëses dhe kishte evidentuar një mori problemesh serioze të cilat sollën edhe fundin e pesë pasagjerëve përfshirë këtu edhe drejtuesin e kompanisë Ocean Gate.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA