Është ndarë nga jeta krejt papritur Enver Sulejmani nga Tetova, patrioti dhe njeriu që ia kushtoi jetën futbollit, përcjell Open-TV. Ai së fundmi ishte drejtor i përgjithshëm i FC Voska Sport nga Ohri.
Sulejmani ndërroi jetë sot në mëngjes (e shtunë, 30 dhjetor 2023). varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 15:00 njoftojnë nga familja e tij.
Në vitet e 90-ta ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës, duke dhënë një kontribut të madh, pastaj edhe te Renova, duke fituar kampionatin dhe kupën. në vitin 2013 u emërua zëvendëssekretar gjeneral në Federatën e Futbollit të Maqedonisë, ku punoi deri sa u pensionua.
Sulejmani ishte i lidhur ngushtë me Federatën e Futbolit të Kosovës dhe të Shqipërisë, ishte mik i madh me Agim Ademin, kryetarin e FFK-së si dhe me gjeneratën e artë të KF Prishtina të viteve të 80-ta, ishte edhe mik i madh me Armando Dukën, presidentin e FSHF-së.