Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e djeshme në kufirin mes Italisë dhe San Marinos.
Mediat raportojnë se një 54-vjeçare me origjinë shqiptare i ka dhënë fund jetës duke u djegur me benzinë. Në orët e para të pasdites së së hënës, gruaja ka shkuar në një pikë karburanti në via Fondo Ausa dhe sipas dëshmitarëve, ka kërkuar një çakmak dhe shishe bosh në lokalin e karburantit. Sipas tyre ajo ka thënë:
Djali im ka nevojë për to, ka mbetur në këmbë me motoçikletën e tij.
Pas kësaj, ajo ka mbushur shishen me benzinë dhe është larguar. 200 metra më larg, në brigjet e përroit, ajo i ka dhënë fund jetës duke u lyer me benzinë dhe duke u djegur. Alarmi është ngritur nga një person i cili nga pika e karburantit ka vënë re tymin.
Pasi policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shuar zjarrin, në një zonë mjaft të vështirë për t’u arritur kanë konstatuar vdekjen e saj. Pranë trupit është gjetur një çantë me të gjitha sendet personale që kanë bërë që policia të identifikohet. 54-vjeçarja me origjinë shqiptare kishte punuar në San Marino deri në janar.
Për shkak se ngjarja ka ndodhur mes kufirit të Italisë dhe San Marinos, ende nuk dihet saktësisht se cili shtet do të merret me zbardhjen e kësaj ngjarje.