Diaspora

Dizajni fantastik dhe 5 vite për ta krijuar, njihuni me detajet e orës së Pirro Rucos

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

December 9, 2024, 11:12

Që nga themelimi në vitin 1995, Artistic Jewellery Pirro, e krijuar nga Z. Pirro Ruço, ka arritur të ruajë dhe promovojë trashëgiminë dhe kulturën e pasur shqiptare. Duke përfshirë një gamë të gjerë veprash dhe krijimesh, marka ka marrë përsipër sfidën e ruajtjes dhe zhvillimit të këtyre traditave me përkushtim dhe kreativitet.

Çdo krijim i markës është një artefakt i çmuar që pasqyron një pjesë thelbësore të historisë së vendit, i denjë për t’u trashëguar brez pas brezi.

Pirro është i njohur për krijimin e bizhuterive, medaljeve, relievet e monedhave, figurinave, skulpturave në miniaturë dhe veprave të artit me filigran të punuara me dorë. Përmes këtyre krijimeve të mbushura me histori, shpirt dhe energji, marka ka ndërtuar një urë shpirtërore midis së shkuarës dhe së ardhmes.

Përmes punës së palodhur dhe përkushtimit ndaj cilësisë dhe autenticitetit, marka është bërë një simbol i krenarisë kombëtare dhe një mbrojtës i çmuar i kulturës së lashtë shqiptare.
Primordial Passion është ora e parë e krijuar ndonjëherë nga marka dhe përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme, e krijuar me mjeshtëri për të pasqyruar një simbiozë të përsosur mes teknikave inovative dhe estetikës klasike tradicionale.

Projektuar dhe prodhuar në atelienë e tij në Tiranë, Primordial Passion i Pirros pasqyron gjithçka që përfaqëson dhe marka Pirro: trashëgimi, mjeshtëri artizanale dhe precizion.


“Dua ta mas kohën me bukurinë e përjetshme, duke krijuar ora që nuk janë vetëm funksionale, por që mbartin vlera artistike që kalojnë ndikimin e trendeve të përkohshme” – Pirro.

Kjo orë përmban dymbëdhjetë valltarë folklorikë shqiptarë të realizuar në ar të verdhë 18K si mikrofigurina me detaje hiper-realiste, secila me një lartësi prej 9 deri në 10 mm. Çdo figurinë përfaqëson një nga dymbëdhjetë rajonet e Shqipërisë, secili i veçantë dhe unik në kostumografi, portret, pozicion dhe lëvizje. Valltarët shprehin stilin dhe karakteristikat kulturore e shpirtërore të rajoneve që përfaqësojnë, duke krijuar një harmoni të jashtëzakonshme mes diversitetit dhe unitetit të trashëgimisë shqiptare. Kasa është realizuar në ar të verdhë 18K dhe ka një diametër prej 46.5 mm, ndërsa kupola kristal safir me veshje antireflektuese ka një lartësi prej rreth 22 mm.

Fusha e orës është një mikro-mozaik artistik me një gradient kuq e zi të gurëve Murano, i përbërë nga 1500 gurë në tetë ngjyra dhe 64 prerje të ndryshme, me përmasat më të vogla që arrijnë vetëm 0.2 mm. Tekstura dhe gradienti theksojnë hijet për të shënuar orët.


Mekanizmi i orës është zhvilluar në bashkëpunim me shtëpinë e njohur zvicerane të mekanizmave, Agenhor. Ky partneritet mundësoi një kapje qendrore të dizenjuar për të montuar skulpturën e stilizuar në qendër, që interpretohet si një monument kombëtar, duke përfshirë shqiponjën e logos Pirro dhe katër instrumentalistë. Elementet kyçe të markës, përfshirë shqiponjën dhe logon, janë të vendosura mbi këtë skulpturë. Për të treguar në mënyrë simbolike orët dhe minutat, akrepat e orës janë konceptuar në formën e kthetrave të shqiponjës. Një element tjetër i veçantë i orës është kurora e kurdisjes, e cila është frymëzuar nga një kapitel i antikitetit ilir dhe e zbukuruar me gjethe dushku dhe motive unike të markës.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”

Më shumë nga kategoria

IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_6867
Arbitri shpërtheu në lot pas ndeshjes Lajpcig-Aston Villa
IMG_8866
Kuvendi i miratoi ndryshimet ligjore, pagat e deputetëve dhe funksionarëve do të korrigjohen
IMG_8853
Reshjet e borës në malësinë e Tetovës, Kasami del në terren! (FOTO)
IMG_8850
IN Ansambli Muzikor - Tetovë ju fton në koncertin e paharrueshëm të fundvitit!
IMG_8849
Sekondat kritikë të rënies së avionit, pasagjeri brenda regjistron gjithçka (PAMJE)
IMG_7612
MPB: Kallëzime Penale ndaj 12 policëve për “keqpërdorim të pozitës dhe kompetencave zyrtare”
IMG_8846
Paralajmërimi i Erdogan për rebelët kurdë: Dorëzoni armët ose do të groposeni bashkë me to