Lajme

Duhanpirësit në hall: Nis inspektimi i lokaleve

January 20, 2023, 09:01

Nga tymi mezi shihen mes veti, ndërsa taketuket i kanë mbushur përplot.

Edhe pse e ndaluar të pihet cigarja brenda në lokale të mbyllura një pjesë e tyre kanë shkelur ligjit. Këtë ka konstatuar Inspektorati shtetëror i Tregut.

“Ispektorati i tregut gjatë këtyre ditëve ka kryer rreth 200 kontrolle në të gjithë vendin, ndersa në 56 prej tyre ka konstatuar shkelje. Sipas ligjit nëse pihet cigare ne vend te mbullyr perveç pronarit të lokalit dënohet edhe personi i cili kapet me cigare brenda në lokal”.

E qytetarët e anketuar kryesisht joduhanpirës thonë se për duhanpirësit duhet të ketë vend të posaç m në lokalet për mos tu penguar atyre që nuk e pinë duhanin.

”Jo nuk duhet të pihet, vjen era e keqe nuk është pastër, unë e kam pirë cigaren por nuk e kam pirë brenda gjithmonë kam dalë jashta. Pra duhet të ndalohet rreptësisht, kush dëshiron le të pijë por le të del jashta”

”Nuk duhet të pihet brenda, duhet të kenë pjesë të posaçme për duhanxhinjtë. E para nuk është e ligjshme ti nxjerin jashta për të pirë dhe nuk është kulturore dhe logjike. Un e kam pirë cigaren por tani jo”

 

”Unë nuk e pi dhe nuk dua cigare në shtëpi. Nuk duhet as nëpër kafe dhe restorante të pihet. Ato as nuk duhet të hyjnë në lokale”.

Inspektorati ka njoftuar se gjatë kontrolleve janë konstatuar disa parregullsi, përkatësisht mos respektim të Ligjit për mbrojtjen nga pirja e duhanit.

INSPEKTORATI SHTETËROR I TREGUT

“Pas përfundimit të festave të fundvitit, Inspektorati Shtetëror i Tregut i intensifikoi kontrollet në të gjithë territorin e vendit, ku janë kryer mbi 200 inspektime në përputhje me kompetencat që i parasheh Ligji për Mbrojtjen nga Duhani dhe janë shqiptuar 56 dënime” – thonë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Sipas ligjit gjoba për personin juridik është nga 2.000 deri në 4.500 euro, për personin përgjegjës nga 500 deri në 1.000 euro dhe personi fizik që do të kapet duke pirë duhan në objekt të mbyllur do të gjobitet nga 100 deri në 300 euro.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare

Më shumë nga kategoria

IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
Jasir-Ali
Asani kritikon Ali Ahmetin: Turp që flet për politikë në hapjen e çerdhes, ndërsa fëmijët i keni lënë pa libra
IMG_8002
23-vjeçarja raporton se është përdhunuar nga dy persona në Shkup
IMG_7941
EVN: Në Haraçinë ka lidhje ilegale në rrjet – Banorët: Ftojmë EVN-në t’i vërtetojë akuzat?
IMG_7940
27 vjet pa Adem Jasharin, simbol i unitetit dhe sakrificës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës
supermarketet-800x445
Nuk respektuan masat e Qeverisë, Inspektorati i Tregut mbyll tre markete dhe tre importues të pemëve dhe perimeve
IMG_7924
Mexhiti: BDI me bojkot i bën dëm vetes! Pikërisht në zgjedhje duhet të matemi