Lajme

Grupi i Zjarrit nesër do të mbajë tubim në Kërçovën e Ali Ahmetit

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

January 29, 2023, 04:01

“Grupi i Zjarrit” në krye me Musa Xhaferin dhe Izet Mexhtin nesër publikisht i shkojnë në konak Ali Ahmetit për ta sfiduar dhe treguar se rrugët mund të ndahen përgjithmonë.

Dyshja kryesore Musa Xhaferi dhe Izet Mexhti në mbështetje të Blerim Bexhetit dhe Nevzat Bejtës nesër do të mbajnë tubim në Kërçovë, një fillim dhe një mbarim i një lufte të ashpër mes “Grupit të Zjarrit” në krye me Xhaferin dhe në anën tjetër Ali Ahmeti dhe populli.

“Ju njoftojmë se ditën e hënë (30 janar), në ora 18.30 do të jemi bashkë në Kërçovë, për të realizuar takimin e rradhës me strukturat dhe qytetarët e Kërçovës.
Takimi do të realizohet tek Restoranti Arabella” thuhet në njoftimin e Izet Mexhitit i cili në opinion përflitet se dëshiron të jetë kryetar i BDI-së.

Kjo luftë në hije deri tani, siç duket po merr përmasa të mëdhaja dhe rrugët për ndarje vetëm se kanë nisur, por jo edhe përçarje siç mund të ëndërrojnë shërbimet e ndryshme.

Luftën reale mes Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit e tha vet lideri i BDI-së në një takim me biznesmenët në Tetovë ku kjo luftë apo kjo përçarje nuk është lojë.

 

Duhet rikujtuar se Musa Xhaferi në 2020 doli kundër Fatmir Deharit dhe Ali Ahmetit për ta rrëzuar imazhin e shqiptarëve në Kërçovë duke u bërë aleat me VMRO-në dhe Mikcovskin dhe nxori Fatmir Limanin si kundër kandidat për Kërçovën.

Edhe Fatmir Limani nga Lëvizja BESA mbrëmë e tha hapur se ka qenë themelues i “Grupit të Zjarrit” dhe gjithçka bëhet për kreun e BDI-së.

Nuk dihet nëse do të jetë fundi i një përplasje dhe Ahmeti do të del publikisht të tregojë edhe një herë se Musa Xhaferi dhe Izet Mexhiti e duan BDI-në apo e duan një BDI të dobët dhe të përçarë duke u shërbyer shërbimeve të ndryshme që shqiptarët të mos kenë fuqinë e duhur në këtë shtet dhe të jenë gjithnjë të gjunjëzuar para palës maqedonase, pasi vetëm të përçarë shqiptarët humbin peshën e tyre.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_3803
Pacientja në Spitalin “8 Shtatori” në Shkup thotë se është sulmuar nga mjeku! MPB: Edhe mjeku thotë se e ka sulmuar pacientja
IMG_3801
Murtezani: Nga pala bullgare kanë ardhur mesazhe se janë të gatshëm për dialog
IMG_3794
Disa qen endacak e kanë ndjekur gjermanin në rrugën e Banjës në Tetovë, është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore
IMG_3792
Fronti Europian kërkon zgjedhje të parakohshme! Bexheti: VLEN të frikësuar, shërbëtorë ishin dhe të tillë mbesin!
IMG_3790
Kallëzim penal ndaj të riut nga Shkupi, Policia: I kemi gjetur pushkë automatike AK-47
IMG_3789
Dy herë në ditë do të mund të udhëtoni me tren në relacionin Shkup-Kumanovë dhe anasjelltas