Sport

Guardiola: Nuk jam trajneri i Realit që të premtoj Champions

Autori

Autori

Tetovarja

April 29, 2023, 01:04

Një barazim 1-1 në ndeshjen e vajtjes në Lajpcig i lë një detyrë jo edhe aq të thjeshtë Mançester Sitit sot në ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Ligës së Kampioneve përballë Lajpcigut.

Por kampionët e Anglisë luajnë në shtëpi dhe avantazhi fushë mund t’ua bëjë gjërat më të lehta skuadrës së Pep Guardiolës, i cili në konferencën e djeshme për shtyp vlerëson rrezikshmërinë e skuadrës së Marko Rozesë:

“Ata janë aq agresivë në presingun lart dhe kanë një ndërtim të pabesueshëm loje, që nis nga portieri. Kanë tetë lojtarë në qendër, dy mbrojtës krahu të pabesueshëm. Ti i mbyll në qendër dhe ata gjejnë mbrojtësit e krahut.

Kur mbron nga krahët, ata kanë më shumë lojtarë në qendër.

Është shumë e vështirë t’i kontrollosh dhe duhet të gjesh ritmin e duhur për presingun”, tha trajneri katalanas, i cili nuk i shpëtoi as këtë herë pyetjeve të gazetarëve për trofeun e lakmuar europian, të cilit i është afruar deri në finale pas dy sukseseve të hershme me Barcelonën.

Por ai nuk e shikon skuadrën e tij favorite: “Është bukur që në fillim të sezonit ne jemi kandidatët kryesorë, favoritët kryesorë në këtë kompeticion. Realiteti është se vendosin 95 minutat në fushë. Lajpcigu dihej që ishte një kundërshtar i fortë, që pas shortit dhe përpara ndeshjes së parë.

Por çdo skuadër në Angli, Napoli, Milani, Reali, janë gjithashtu.

Ka shumë ekipe me cilësi dhe pika të forta. Ne duhet të diktojmë lojën tonë dhe duhet të fitojmë. Ne jemi këtu për të fituar trofe. Unë nuk njoh ndonjë skuadër apo trajner që nuk është përpjekur për të fituar një kompeticion.

Të gjithë duan që ta fitojnë dhe ne nuk përbëjmë përjashtim”. I pyetur nëse nga triumfi në Champions do të varet suksesi i tij në “Etihad”,

Pep bëri një referencë të çuditshme me Realin: “Në ndeshjen time të parë me Mançester Sitin më pyetën: ‘A je këtu për të fituar Ligën e Kampioneve?

Dhe unë u thashë: ‘Çfarë?’ Nëse do të isha trajneri i Realit të Madridit, gjë që nuk ka për të ndodhur, unë do t’i kisha kuptuar. Por këtu? Nuk e di”.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA