Ekonomi

Inflacioni ulë pagat minimale në shumë në vende të BE

Autori

Autori

Tetovarja

April 29, 2023, 01:04

Pagat minimale në shumë vende të BE janë ulur për shkak të inflacionit. Për shumë qytetarë nuk mjaftojnë të ardhurat aktuale për të kompensuar rritjen e çmimeve, sipas raportit të Institutit Ekonomik dhe Shoqëror.

Megjithë vendosjen e pagës minimale, të ardhurat e shumë të punësuarve në vendet e Bashkimit Evropian nuk mjaftojnë për të kompensuar inflacionin e lartë. Vetëm tek gjysma e 22 vendeve anëtare të BE që kanë vendosur me ligj pagën minimale ka mjaftuar rritja e kufirit të poshtëm të rrogës për të kompensuar rritjen e çmimeve. Të dhënat i ofron raporti ndërkombëtar për pagën minimale i Institutit për Studime Ekonomike dhe Shkencore, WSI i fondacionit Hans-Böckler, të cilit i referohet agjencia e lajmeve, epd.

Studiuesit vërejnë ´se në Gjermani ka pasur më shumë efekt se në vende të tjera të BE ndihma për sigurimin e fuqisë blerëse, pasi në tetor 2022 paga minimale u rrit në 12 euro në orë. Sipas studiuesve, ky ishte ishte një kontribut i rëndësishëm për të mbështetur kërkesën dhe zhvillimin ekonomik pas krizës për shkak të luftës në Ukrainë.

Kurse në 10 vende të BE të punësuarit kanë pasur humbje të ndjeshme reale të fuqisë blerëse, megjithëse edhe ata merrnin pagën minimale ligjore. Në 18 vende të BE u rrit paga minimale me fillimin e vitit 2023, disa vende e rritën atë gjatë vitit 2022. Mesatarja e rritjes së pagës minimale ishte 12% kundrejt 1 janarit 2022, por për shkak të rritjes së menjëhershme të çmimeve dhe zhvlerësimit si pasojë e inflacionit, kjo rritje mesatare ishte vetëm në vlerën 0,6%.
Me një pagë minimale 12 euro në orë Gjermania ndodhet në vitin 2023 ndër vendet me pagën më të lartë minimale. Në krye qëndron Luksemburgu me 13,80 euro. Pas Gjermanisë me një diferencë të vogël qëndron Belgjika me një pagë minimale 11,85 dhe Holanda me 11,75. Në Irlandë paguhen minimalisht 11,30 euro për orë pune dhe në Francë 11,27

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ekipi-olimpik-i-kosoves-2
Kosova më e mirë se India e Greqia me medalje, “baras” me Meksikën, Zvicrën e Turqinë
Distria-Krasniqi-1
Distria fantastike, fluturon në finale të “Paris 2024”
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA