Lajme

“Kod” zbulon rrjetin e bizneseve të cilat lidhen me Ali Ahmetin

Autori

Autori

Portali Tetova

July 10, 2023, 02:07

Televizioni Tellma në kuadër të emisionit KOD ka zbuluar rrjetin e bizneseve që lidhen me familjen e kreut të BDI-së Ali Ahmeti. Kompani ndërtimi, kompani energjetike dhe aksione në kompani prodhimi. Pas blerjes së Qendrës Tregtare Soravia nga nipi i Ahmetit, Drin Ahmeti, KOD ka zbuluar rrjetin e kompanive me vlera milionëshe të dhëndrit të Ahmetit, Kushtrim Smajlaj përfshi edhe miqtë e djalit të Ahmetit, Shkumbin Ahmeti.

Sipas KOD, kompania AS SENJAK është në pronësi të Selaudin Arifit, respektivisht babai i të fejuarës së Shkumbin Ahmetit.

Në këtë kompani, para se Drin Ahmeti të blinte Soravian, kishte hedhur një shumë të parave përmes kompanisë së sapo hapur THOR e cila bashkërisht me kompanitë në konzorcium bleu qendrën tregtare në zemër të Shkupit.

Salaudin Arifi në cilësinë e biznesmenit lokal i cili në pronësi ka pasur disa shitore për ushqim dhe pije në Kërçovë, rezulton pronar i kompanisë AS SENJAK e themeluar vite më parë me adresë në Kërçovë. Vitin e kaluar në emër të tij është themeluar kompania NOVA AGRO INVEST SHKUP. Kjo kompani në korrik të vitit kaluar ka blerë afër 10 për qind të aksioneve në kombinatin “Pellagonia”, sh.a Manastir.

Për faktin se dy kompani të tjera PELLAGONIA ENERXHI dhe ZDRAVJE RADOVO ndodhen nën pronësi të kombinatit, Arifi rezulton të ketë pjesë pronësore edhe në këto dy kompani. Ai gjithashtu në vitin 2013 ka blerë 18 për qind të aksioneve në fabrikën e famshme të çokollatave në Shkup, EVROPA. Në maj të vitit 2021, AS SENJAK e vjehrrit të Shkumbin Ahmetit ka blerë 9 për qind të aksioneve në ZHITO POLLOG Tetovë. Përmes prokurimeve publike mund të vërehet se kompania AS SENJAK ka marr disa tenderë në komuna të ndryshme për ndërtime të vogla si në Kërçovë, Prilep, Dibër, Makedonski Brod, Krivogashtani etj.

Në shtator të vitit 2020 AS SENJAK ka fituar tenderë në vlerë prej gjysmë milioni euro për rikonstruim të rrugëve në Komunë e Kërçovës. Në maj të vitit pasues ka siguruar tenderë në vlerë mbi gjysmë milioni euro për ndërtimin e një shkolle, ndërsa paraprakisht ka siguruar tenderë me vlera më të vogla, përkatësisht meremetimin e rrugëve lokale në Kërçovë.

KOD ka hulumtuar edhe si vetura e vlerës gjysmë milion euro Rolls Roys Phantom ka përfunduar nga pronësia e djalit të ish deputetit rom, Hamdi Bajram në pronësi të vëllait të Salaudin Arifit, Lulezim Arifi pronar i kompanisë DUKLA. Sipas hulumtimit, kompani në pronësi të familjes Ahmeti ndodhen në të njëjtat objekte dhe adresa të kompanive të deputetit të BDI-së, Ismail Jahoski në Shkup dhe jo vetëm. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3887
Pa fitues në derbin në Tetovë, fitore të larta për FC Shkupin dhe Gostivarin
IMG_3837
Ancelotti: Herën e fundit që humbëm 0-4 nga Barcelona, fituam La Ligën dhe Ligën e Kampionëve
IMG_3615
Me plis e me shqiponjën dykrenare – kështu festoi Zhegrova me shokë pas fitores ndaj Atleticos
IMG_3558
KUPA: Eliminohen FC Shkupi me penalti, Shkëndija e Haraçinës ndalet kuqezinjët e Tetovës
IMG_3519
Gjashtë humbje radhazi nga Bayern, a do të jetë sonte nata e Barcelonës?

Më shumë nga kategoria

IMG_3558
KUPA: Eliminohen FC Shkupi me penalti, Shkëndija e Haraçinës ndalet kuqezinjët e Tetovës
IMG_3519
Gjashtë humbje radhazi nga Bayern, a do të jetë sonte nata e Barcelonës?
IMG_3331
Alarm i kuq, vendimet arbitrale dhe VAR risjellin polemika të ashpra në Serie A
IMG_3312
KF Shkëndija: Për vëllazëri s’ka kufijë, hyrja falas me Shkëndijën e Haraçinës
IMG_3207
Struga humb nga Sileksi, Shkëndija dhe Shkupi ndalen me barazime
IMG_3201
“Kupa e Artë” në Tetovë, KK “Bashkimi” nga Kumanova khehet me 14 medalje (FOTO)
IMG_3160
Mbërriti e para, Luiza Gega vendos rekord kombëtar në Maratonën e Tiranës: E nisa me frikë, këtë herë…
IMG_3157
Aksidentohet autobusi i skuadrës së njohur kroate
IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
termet-6
Turqia goditet nga tërmeti 5 ballësh
IMG_3914
Beyonce shfaqet në mitingun e Kamala Harris: “Ne duhet të votojmë”
IMG_3910
Mexhiti i përgjigjet Ahmetit: Shqiptarët po marrin hisen e tyre në buxhet, po përmirësojmë gabimet e BDI
Taip Erdogan2
Turqia dënon sulmin e Izraelit ndaj Iranit
IMG_3901
Qytetarët e Maqedonisë janë duhanpirësit më të mëdhenj në Ballkan dhe në top 10 në botë
IMG_3898
Çmimet e biletave të fluturimeve nga Shkupi dhe Ohri do të variojnë nga 40-60 euro

DIASPORA