Shqiperi

Kreu i SIGAL, Avni Ponari: Shqiptarët gjënë më të lirë kanë shëndetin dhe jetën, vetëm 5% e tyre kanë siguracione private

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

February 20, 2025, 07:02

“Sigurimet janë ato që krijojnë personalitetin e njeriut të pavarur. Pa sigurime mund të jetohet, por je gjithmonë i riskuar.”

Në Shqipëri, sistemet e sigurimeve shëndetësore private kanë marrë zhvillim të konsiderueshëm gjatë dy dekadave të fundit.Tregu i sigurimeve në Shqipëri ofron të gjitha produktet, që ofrohen në vendet e komunitetit europian dhe me të njëtin standard.

Me mjekim në Shqipëri dhe në të gjithë Europën dhe duke u ofruar qytetarëve mundësi të ndryshme për të siguruar shëndetin e tyre. Tregu i sigurimeve ka përparuar, megjithatë, ka ende shumë sfida që ndikojnë në rritjen e përfshirjes së popullsisë në skemën e sigurimeve shëndetësore private. Penetrimi në tregun e sigurimeve është akoma shumë i vogël krahasuar me këto vende. Ne konsumojmë 50 deri në 60 euro për frymë në vit kur në këto vende konsumi për frymë i kalon 3000 euro.

Sigurimet shëndetësore sot nga dita në ditë po rriten, por akoma jemi shumë larg konsumit për frymë që në këtë lloj sigurimi, kjo shifër nuk i kalon 20 euro për frymë.

Një nga faktorët kyç, që ka ndikuar në këtë situatë është rritja e shërbimeve private shëndetësore në Shqipëri në klinika dhe spitale private.

Reforma shëndetësore, e cila synon të ofrojë mundësi të barabarta për qytetarët në sektorin publik dhe privat, është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi më të drejtë dhe më të qëndrueshëm.

Megjithatë, niveli i ulët i sigurimeve shëndetësore, si dhe ndryshimet në zakonet për shëndetin, mbeten sfida që duhen adresuar për të përmirësuar ndjeshëm mbulimin e sigurisë shëndetësore në vend.

Intervista me Z. Avni Ponari, Drejtor i Përgjithshëm i SIGAL shendeti.com.al

-Si e përshkruani situatën aktuale të sistemit të sigurimeve shëndetësore private në Shqipëri?

Tregu i sigurimeve ka mbi 20 vjet që i është ofruar qytetarëve shqiptarë për të blerë produkte nga më të ndryshmet dhe sot SIGAL ka mbi 30 mijë klientë që marrin shërbime shëndetësore private, të cilët mund të vizitohen, mjekohen dhe të marrin shërbime të në të gjitha vendet e Europës dhe botës.

Në Shqipëri operojnë mbi 300 klinika private. 50% e shqiptarëve që kanë nevojë për mjek shkojnë dhe bëjnë analizat te këto klinika dhe spitale private, pra një pjesë e popullsisë kanë dalë edhe nga skema e sigurimeve shëndetësore të shtetit, që do të thotë paguajnë lekë te shteti, por në fakt mjekohen privatisht. Dhe këta janë një barrë e madhe që i janë hequr shtetit. Shteti ju merr, por nuk i’u jep në këtë rast.

Kjo do të thotë se është ulur barra e shtetit dhe është rritur në mënyrë galopante pjesa e privatit.

-Çfarë është reforma shëndetësore dhe si ndihmon për të barazuar mundësitë e qytetarëve në sektorin publik dhe privat?

Reforma shëndetësore është “një makinë” që synon të vendosë në pozita të barabarta qytetarët, duke i mundësuar atyre të shkojnë në spitale shtetërore ose private, me mundësinë për t’u rimbursuar për shërbimet që ata paguajnë . Kjo vjen kur spitali shtetëror lëshon një faturë për shërbimin që merrni. Nëse ju merrni një faturë ne kosto 600 euro nga spitali shtetëror dhe në spitalin privat të thonë se kosto për këtë shërbim është 6000 euro, nëse individi është i siguruar privatisht duhet t’i zbritet 600 euroshi nëse zgjedh të trajtohet në privat, dhe kështu nuk paguan 6000, por 5400 euro sepse 600 i paguan Instituti i Sigurimeve Shëndetësore. Rregullimi i skemës është i thjeshtë mjafton të bësh atë që kanë bërë vendet fqinje.

Ky është një hap drejt trajtimit të barabartë të qytetarëve në të dyja sektorët.

Kjo është reforma, trajtimi i barabartë i qytetarëve. Pra ti mund të zgjedhësh ku të shkosh, por ke këtë lloj shërbimi. Nëqoftëse shkon dhe bën analizat në privat 30 mijë lekë do të japë faturë, shkon te shteti dhe atje bëjnë 60 mijë, atëherë gjysmën do ta rimbursojë shteti. Kur të shkosh te kompania e sigurimeve, që do të kërkosh lekët e faturës, kompania e sigurimeve e paguan të plotë 60 mijë lekëshin dhe ja kërkon Institutit rimbursimin , nga fatura 60 mijë, 30 mijë do të mi japësh ti.

-Pse ka një nivel të ulët sigurimesh shëndetësore në Shqipëri?

Edhe pse ofrojmë rreth 100 lloje sigurimi, penetrimi në treg është akoma shumë i vogël. Edukata për sigurimet mbetet faktori bazë, insentivat dhe reformat është aspekti tjetër.

Sot ne kemi shumë lloj ngjarjesh sigurimi, por nuk kemi sigurime. Sepse na mungon kultura dhe aspekti ligjor në shumë raste.

Ne nuk kemi përgjegjësinë dhe ligjin për përgjegjësitë. Këtu hynë përgjegjësia e OSHE ndaj qytetarëve, nuk kemi sigurim përgjegjësie, mjeku, farmacisti, dentisti, sigurim përgjegjësie apartamenti apo produktesh të ndryshme.

-Pse kjo mungesë kulture dhe kjo mungesë ligjore? Si mbijetoni në treg, meqë nuk ka sigurime?

Unë thashë që kemi mbi 30 mijë klientë që sigurohen për shëndetin. Ne kemi rreth 1 milion klientë gjithsej në tri shtete, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut që marrin sigurime të ndryshme, pra ajo që thashë më lart, ne e kemi penetrimin në treg të vogël për arsyet që thashë më lart. Por ne jemi vend i vogël, por dhe kemi sigurime. Ato po rriten dhe nga ana tjetër edhe po përforcohen edhe organet mbikëqyrëse.

Po ne themi ofrojmë sigurime pasurie, po akoma ka pak. Kemi sigiurime shëndetësore, po ka pak dhe një numër shumë i vogël. Kemi sigurime jete, po kemi pak të siguruar. Kemi sigurime motorike, që fatkeqësisht të gjithë merren dhe njohin vetëm TPL.

Ofrojmë sigurime pasurie, janë rreth 80 mijë klientë, që sigurojnë shtëpinë, por nuk janë 1 milionë banesa të pasiguruara. Janë 10-20 mijë që sigurojnë jetën, por nuk janë 3 milionë shqiptarë që sigurojnë jetën. Pra ne jemi në të gjitha dhe luftojmë çdo ditë për të pasur më shumë.

Kur është liberalizuar tregu, konsumi për frymë të popullsisë ka qenë 10 deri 15 euro për frymë, tani është 60 euro. Pra është rritur konsumi. Njerëzit janë më të ndërgjegjshëm, bankat janë më të ndërgjegjshme, sigurojnë kolateralet, kreditë, pra është rritur gama e sigurimeve.

Pa sigurime mund të jetohet, por je gjithmonë i riskuar. Sigurimet të bëjnë të pavarur, sepse nëqoftëse ti ke një shtëpi të siguruar, ke dyqanin apo biznesin të siguruar ke një sigurim shëndetësor dhe mund të kurohesh në të gjithë Europën, ke një pension privat, atëherë ti je një njeri i pavarur, i lirë tërësisht edhe ekonomikisht. Ke një shtëpi të siguruar, nuk ke nevojë që t’i drejtohesh askujt. Ke një makinë të siguruar edhe për përgjegjësinë, dëmet që ju bën të tjerëve, ke dhe KASKO, s’ke nevojë të kërkosh gjë dhe nuk të duhet askush. Të digjet shtëpia vjen te kompania e sigurimeve, dhe të dëmshpërblejnë ata.

Sigurimet janë ato që krijojnë personalitetin e njeriut të pavarur. Prandaj sot në Zvicër konsumohen 6 mijë euro në vit, në Amerikë 6 mijë dollarë në vit, në pjesën tjetër të Europës 3-5 mijë euro në vit /për frymë sigurime, sepse nuk mund ta mendojë askush veten jashtë sigurimeve.

Gjithçka është objekt sigurimi. Kur këto bëhen masive, edhe njerëzit e dinë që duhet të shkojnë drejt kompanive të sigurimeve.

-A e dini se 500-600 bombula gazi shpërthejnë në vit?

-Mbi 300 veta në vit humbasin jetën nga aksidentet automobilistike?

-1200-1300 persona gjymtohen nga aksidentet?

Tregu i sigurimeve paguan më nga 60 mijë euro deri në 200 mijë euro për secilin. Pra është një kosto e madhe, por që janë të siguruar. Shteti e ka bërë me ligj sigurimin e makinës.Para disa kohësh dikush hodhi idenë pse sigurimet e makinave të jenë të detyrueshme. Rusia e la vetëm një vit të lirë dhe u vranë me qindra veta.

-Pse shqiptarët e neglizhojnë sigurimin shëndetësor privat?

Më lejoni t’ju tregoj një histori. Dy profesorë nga Korça kishin shkuar në Amerikë në ’92 dhe i takoj rastësisht në avion, teksa po ktheheshin. Më treguan se kishin qenë në Florida dhe se kishin punuar atje si pedagog.

Më thanë që duam të kalojmë pensionin në Shqipëri.

-Pse po ktheheni-i pyta?

-Sepse atje kushtojnë shumë shtrenjë sigurimet shëndetësore. Paguajmë 10 mijë dollarë në vit. Erdhëm këtu dhe menduam se do kthehemi tek shtëpia jonë, por na thanë se nuk ka sigurim shëndetësor privat ne Shqiperi .

Jo vetëm që ka u thashë, por mendoj që oferta që kanë shqiptaret për sigurime shëndetësore është nga më të mirat dhe më lirat në Europë.

-Bëjmë një marrëveshje,-iu thashë. Më jepni 5 mijë dollarë dhe do t’ju lë një ambulancë te shtëpia për çdo nevojë.

-Vërtetë ka sigurime shëndetësore në Shqipëri ? -Po i them.

Besoj se shqiptarët janë të gjithë të siguruar në privat,- shtuan?

-Shqiptarët nuk sigurohen, dhe gjënë më të lirë kanë shëndetin dhe jetën, vetëm 4-5 % janë të siguruar-iu thashë.

Janë mbi 80 mijë biznese dhe mund të jenë të siguruar me GOLD (paketa që të mundëson të shkosh kudo dhe je i mbuluar deri në 1 milionë euro), dhe janë rreth 2000 veta në të gjithë Shqipërinë.

Ka edhe një gjë, shqiptarët nuk e kanë qejf t’ua dijë dikush sëmundjen dhe shkojnë fshehurazi paguajnë lekë në dorë, është edhe kjo një formë.

Pastaj propaganda zyrtare shtetërore është aq e madhe, sa ne na mbyt. Po citoj edhe Agim Xhafkën, i cili shkruante për shëndetësinë falas: “Bëje prapë shëndetësinë me lekë se kështu falas na griu!”

Ne kemi nxjerrë dy produkte të reja post Covid. Sot në botë kanceri është si gripi. 1 në 3 persona diagnostikohet me kancer në Europë, në Angli 1 në 2. Dhe ne kemi nxjerrë dy produkte, JETË PLUS ME PËRKUJDESJE. Me JETË PLUS paguan 200-300 euro/në vit dhe në rast se konstatohesh me kancer atëherë ti zgjedh 3 spitale në Europë, ku do të mjekohesh dhe ne i mbulojmë shpenzimet deri në 1 milionë euro. Kemi kuruar 5 persona.

Dhe e dyta është JETË PLUS ME SHPËRBLIM, më pak se 100 euro, dhe në rast se konstatohesh me kancer merr 20 deri më 30 mijë euro në vit dhe shkon dhe kurohesh vetë. Pra japim lekët cash, pasi marrim 2 opinione, sepse na ka ndodhur një fenomen, 7% e të dignostikuarve me kancer në Shqipëri, që kanë ardhur tek ne, që kanë qenë klientë, kanë rezultuar pa kancer. Në konsultimet me palë të dyta dhe të treta ka rezultuar se është bërë gabim, dhe personi nuk ka pasur kancer.

-Si i menaxhoni partneritetet me spitalet?

Parimi jonë është “Kurohu ku të duash”. Madje nëse ke një sëmundje, që të mbulohet te spitali privat, por dëshiron të marrësh shërbim në spitalin shtetëror dhe aty të mundësohet falas, ne t’i rimbursojmë ato lekë që mund të shpenzoje në spital privat. T’i japim cash dhe mund të kujdesh vetë për veten.

Pra, ne nuk e kufizojmë klientin, duke e udhëzuar se ku të shkojë.

-Por me siptalet jashtë vendit si funksionon, nëse kemi një sigurim shëndetësor te SIGAL?

Në Europë ne propozojmë një listë me spitale nga më të mirat, ose mund ta zgjedhësh vetë se ku dëshiron të marrësh shërbim. Ndërsa për pacientët me kancer, për shkak edhe të specifikës, mundësojmë i 3 alternativa, 1 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Francë, në Spanjë, etj.

-Pse janë të rëndësishme sigurimet shëndetësore private dhe cilat janë përfitimet e tyre për individin dhe bizneset?

Baza është kontrolli vjetor, kontrolli rutinë. Gjithësecili mund të shkojë të bëjë një kontroll rutinë, është si “detyrim”, përderisa e kanë blerë thonë po shkoj ta bëj. Japim rekomandimet dhe mund ta kryejë kontrollin dhe të sjellë faturën. Kemi dhe një aplikacion që klienti nuk vjen fare në zyrat tona, por shkarkon (download) faturat dhe ne e paguajmë. Pra ka kartën e sigurimit, shkon te spitali mjekohet, merr faturën, e ngarkon. Në mëngjes bëhet procesi, në drekë klienti merr lekët.

Jemi te vetmit që kemi shërbimi me telefon me mjekët. Telemjekësia është e rëndësishme dhe sot e përdorin në botë mbi 500 milion njerëz. Edhe në Shqipëri e ofrojmë vetëm ne, pra kudo që ndodhesh ke mjekun me vete. Një telefonate dhe merr konsultën e duhur.

Bizneset sigurisht kanë më shumë njerëz, p.sh; bankat kanë 500 veta, por secili është i siguruar në mënyrë individuale. Paguan drejtuesi i korporatës, por përgjegjësia është individuale.

-Cilat kategori të bizneseve janë më të interesuara për ta bërë paketën e sigurimit të shëndetit?

Në përgjithësi janë bizneset e huaja, bankat, koorportat, janë më të ndërgjegjshme. Organizata ndërkombëtare, ambasada duke filluar nga ambasada amerikane dhe franceze, hollandeze etj, janë te siguruar tek SIGAL, të gjitha institucionet që kanë stafe shqiptare dhe kemi pothuajse të gjitha ambasadat shqiptare që janë jashtë vendit.

-Çfarë e bën kompaninë tuaj lider në tregun e sigurimeve shëndetësore?

Shërbimi më i mirë, pagesa e dëmeve në kohë, shumëllojshmëria e produkteve, ne e studiojmë për çfarë kanë nevojë njerëzit. Kemi 50 % të tregut të sigurimeve shëndetësore, sepse paguajmë shpejt. Marrë parasysh dhe sigurimet e tjera, jemi më të mirët, sepse paguajmë dëmet. Kur i paguajmë e thonë tek 1 njeri, ama nëse nuk do t’i paguanim shumëzohen me 1000. Kur i paguajmë e merr vesh shtëpia, ama po mos t’i paguanim edhe kur s’kanë të drejtë, do e merrte vesh mëhalla.

-Në një treg gjithmonë e më shumë të dixhitalizuar, si mendoni se mund të përmirësohet eksperienca e klientit përmes teknologjisë?

Jemi e vetmja kompani që kemi Teleshëndet, që do të thotë janë 10 mjekë dhe 1 aplikacion. Të gjithë klientët tanë mund të shkarkojnë aplikacionin dhe kanë doktorin në dispozicion 24 orë. Këtë mund ta blejnë edhe individë, që nuk janë të siguruar dhe bashkë me këtë përfitojnë edhe një check-up.

-Si orientohet qytetari për futjen në skemën e sigurimeve shëndetësore?

-Sigurimi shëndetësor është skemë. Duhet të hysh herët para daljes në pension, sepse është e pa mundur të futesh kur ke mbushur moshën e pensionit. Skema e sigurimit shëndetësor fillon sapo të hysh në punë. Të vazhdosh pasi të dalësh në pension duhet të kesh qenë më përpara. Ne e dimë historikun e gjithësecilit. Në moshën mbi 60-vjeçare futen ato qe kërkojnë mbulim nga sëmundjet e rënda si kancer, etj.

Pacientët me kancer kanë një periudhë pritje tre mujore. Pra nëse ti i paguan lekët sot, për tre muaj nuk mund të deklarosh se vuan nga kanceri. Ndërsa personat që bëjnë një sigurim të zakonshëm plotësojnë një pyetësor, ku japin të dhëna se nuk janë të sëmurë, nuk kanë probleme, dhe në rast se mashtron bëjmë verifikimet dhe themi se ke këtë sëmundje. Këto rrëfime të historikut bëhen tek doktori dhe ne na vjen diagnoza.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
IMG_5718
Lazim Destani viziton klubin e Shkëndijes, mesazh mbështetje dhe inkurajimi per skuadrën
IMG_5597
Holandezët rrëzojnë italianët sërish, tash PSV-ja heq Juven
IMG_5413
Inzaghi me pantallonat e grisura kundër Juventusit, imazhet bëhen “virale” në rrjetet sociale
IMG_5411
Berat Jakupi, anëtari i ri në Komitetin Olimpik të Maqedonisë

Më shumë nga kategoria

IMG_5413
Inzaghi me pantallonat e grisura kundër Juventusit, imazhet bëhen “virale” në rrjetet sociale
IMG_5411
Berat Jakupi, anëtari i ri në Komitetin Olimpik të Maqedonisë
IMG_5355
Shkëndija reagon ndaj referimit në duelin kundër Vardarit
IMG_5199
Rinis kampionati elitar, fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, humb Struga
IMG_4947
Vardari refuzon kërkesën e Ballistëve: Nuk jeni të mirëseardhur!
IMG_5859
Njihuni me Selim Çerkezin nga Gostivari i cili jeton në Zvicër, para pak kohe ka botuar romanin "The Killing Farm", të përkthyer në gjuhën angleze
IMG_5853
Mexhiti i kundërpërgjigjet Minçevit: Të konvenon ose jo 750 shqiptarë që kam premtuar do të punësohen
IMG_5851
Parandalohet kontrabandë në Han të Elezit, arrestohen dy shtetas të Maqedonisë dhe një i Kosovës
IMG_6372
Vetëplagoset polici në Shkup
IMG_5845
Mexhiti: Do të bëjmë brenda një viti aq punësime sa kanë bërë ata brenda dy mandateve ne Qeveri
IMG_5841
Çfarë rritje të pensioneve do të ketë nga 1 shtatori në Maqedoni?!