Gazetari nga Shqipëria Edison Myrteza tha se tashmë në Kinë ka njerëz që preferojnë të lidhen apo edhe të martohen me robotë.
Ai tha për emisionin “Good Morning Albania”, se tashmë qeveria Kineze ka menduar edhe për inteligjencën emocionale të robotëve dhe se ata tashmë duken si njerëz të vërtetë.
“Qeveria kineze duket se ka menduar edhe për emoicionin e ndjesisë që një robot mund ti japi një personi. Jo vetëm në aspektin teknologjik që je duke folur me një robot dhe kaq. Duket se robotët po kthehen ën të dashura për njerëzit.
Nga disa informacione që unë kam këtu në kinë, është se disa persona kanë preferuar që më tepër të lidhen apo të martohen në mënyrë zyrtare me robot, ku vajza ka pasur ndjesi nga mënyra e të përkëdhelurit, mënyra e të folurit, zëri e madje deri te akti seksual. Pra duket sikur ka pasur vërtet një partnerë personi me të cilin është martuar.
Qeveria kineze duket se nuk ka investuar vetëm në krijimin e një teknologjie në krijimin e një roboti dhe kaq, por duket si një person i vërtet. Mënyra e të prekurit, lëkura, flokët, sytë, zëri, lëvizja e buzëve, duket sikur ke një person pranë vetes”, tha për Euronews Albania gazetari Edison Myrteza.