Ndërkohë edhe në rajonin e Ohrit dhe Strugës rrugët janë vështirë të kalueshme. Nga Ohri për në Strugë sot vozitet në rrugë të papastruar. Për shkak të temperaturave të ulëta ka ngrica në rrugë dhe vozitja është jo e sigurt. Vështirësi ka edhe në rrugën nga Struga deri në Vevçan, ku sot zhvillohet Karnavali.
Në dy pika në rrugën Ohër-Strugë kishte makina që kishin rrëshqitur për shkak të kushteve jo të mira. /Alsat.mk