Lajme

Osmani:Plani tripikësh BDI-së për ta siguruar Evropën tani

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

June 13, 2023, 12:06

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Zëdhënësës i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, i propozoi opozitës Plan tri-pikësh për zgjidhjen e ngërçit politik në të cilin ndodhet vendi, për shkak të nevojës për ndryshime kushtetuese.
Osmani në konferencën e sotme për media theksoi se BDI nuk është parti që mendon për zgjedhjet e radhës, por për të nesërmen e gjeneratave të ardhshme dhe pikërisht për këtë arsye është e gatshme të heqë dorë nga të gjitha funksionet qeveritare.

  1. Opozita të mbështesë amendamentet kushtetuese që do të hyjnë në fuqi deri në mbajtjen e konferencës së dytë ndër-qeveritare.
  2. BDI-ja do të tërhiqej nga të gjitha pozitat në Qeveri, përfshirë edhe atë që do të merrte qoftë nga pozita apo opozita gjatë Qeverisë së Përzhinës, apo qoftë qeveri teknike, pra nga të gjithapozitat e mundshme të qeverisë së ardhshme teknike.
  3. Nëse ky plan pranohet, detyrimisht që nga nesër të fillojë hetimi për partitë politike duke filluar nga kryetarët e deri tek anëtarët e Kryesive dhe për të gjithë bartësit e funksioneve të tjera publike me praninë e ekspertëve të bashkësisë ndërkombëtare për të siguruar paanshmëri dhe transparencë të hetimit
    Hetimi, gjegjësisht kushti i BDI-së për këtë lloj hetimi, synon objektivitetin në proces, në mënyrë që t’ju jepet fund kalkulimeve dhe akuzave të pabaza politike të subjekteve të caktuara për përfshirje në veprimtari kriminale të bartësve të funksioneve publike.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
licensed-image
Trump: SHBA do marrë kontrollin e plotë të Gazës, do jetë riviera e Lindjes së Mesme!
IMG_3722
Strugë/ Vdekja e 4-vjeçarit, s’ka gabim mjekësor
IMG_3716
Fidan ngre shqetësime për veprimet e mundshme të Netanyahut pas lirimit të të burgosurve
IMG_9796
Mickoski: Është e palogjikshme të përfshihen cigaret në shportën minimale
IMG_3713
Fazliu: BDI ka ra keq, n’kanall! Nga Ahmetist u bënë Dellçevist!
IMG_3709
Murtezani në PE në takime me euro-deputetët Rojten dhe Tonin