Lajme

Porosia e Alternativës nga Kumanova

Autori

Autori

Tetovarja

April 29, 2023, 01:04

Alternativa mbrëmë mbajti një tubim me qytetarët në Kumanovë, duke theksuar se do të vazhdoj rrugëtimin e saj si subjekt i konsoliduar që nuk përkulet dhe me dinjitet flet për të arriturat e saj si një faktor që ishte pjesë e historisë së marrjes së datës për fillimin e negociatave me BE, por edhe faktor në Qeveri që për herë të parë arriti të realizoj disa kërkesa të shqiptarëve.

Nënkryetari i Alternativës, Admirim Aliti, gjatë tubimit të mbrëmshëm në qytetin e Kumanovës midis tjerash ka thënë se angazhimi i jonë ndaj popullit nuk duhet që të lëkundet asnjëherë.

“Në këtë faze kur për shkak te rrethanave politike Alternativa është ne opozite, dhe kur jemi më së largu 1 vit para zgjedhjeve te ardhshme parlamentare, është me rëndësi qe te jemi te bashkuar dhe të palëkundur në misionin tonë për t’i shërbyer popullit. Në këto kohë sfiduese, duhet të jemi më të përqendruar se kurrë më parë. Ashtu siç jemi munduar me te gjitha forcat tona sa ishim ne qeveri, njëjtë edhe ne opozite, po edhe ne te ardhmen ne qeveri, do te duhet t’i japim përparësi çështjeve që kanë më shumë rëndësi për qytetarët tanë, si ekonomia, masat kundër korrupsionit dhe drejtësisë, sepse te gjitha këto kontribuojnë që sa me pak familje ta lëshojnë vendin tone për një te ardhme me te mire. Por ne nuk mund t’i arrijmë pa ju këto synime. Ne duhet të punojmë së bashku si një ekip, me një vizion dhe qëllim të përbashkët. Ne gjithashtu duhet të përqafojmë një lloj të ri të politikës – një politikë autentike, autonome dhe autoktone. Një politikë që përfaqëson realisht nevojat dhe aspiratat e qytetarëve tanë. Ne duhet të vendosim njerëzit tanë në radhë të parë, jo vetëm gjatë periudhës së zgjedhjeve, por çdo ditë. Ne duhet të dëgjojmë shqetësimet e tyre, të kuptojmë betejat e tyre dhe të punojmë pa u lodhur për të adresuar nevojat e tyre. Ne duhet të jemi zëri i tyre, kampionët dhe avokatët e tyre”, theksoi ish-ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti.

Ndërsa ecim përpara, le të kujtojmë se angazhimi ynë ndaj popullit nuk duhet të lëkundet asnjëherë, pavarësisht nëse jemi në qeveri apo opozitë. Detyra jonë është t’u shërbejmë atyre me maksimumin e aftësive tona dhe kjo kërkon një përpjekje kolektive nga të gjithë ne.

Sekretari Organizativ i Alternativës, Bashkim Murtezi, gjatë tubimit të mbrëmshëm në Kumanovë ka theksuar se Kumanova është një qytet që po i bënë ballë eksperimenteve të shumta. Përveç kësaj, Murtezi ka nënvizuar se Alternativa për aq kohë sa kishte pushtet udhëhiqte me parime.

“Goditjet nën bel i njohim, i dimë nga na vijnë dhe e dimë se kush i porosit. Janë po ata që nuk pushojnë duke shpifur e akuzuar që të ndjellin përçarje. Lajmi i keq për ta është se e kanë humbur betejën dhe se Alternativa është unike, gjë që u dëshmua edhe në mbledhjen e Kuvendit Qendror, ndërsa po vuloset edhe sonte. Nëse ka nga ju që kalimin në opozitë e shohin si humbje, mund t’ju them se të humbësh me parime është më mirë se të fitosh me mashtrime. Por, këtë Alternativa nuk e bën… Ne nuk e gënjejmë as veten e as të tjerët. Prandaj nuk kemi pse të dyshojmë se po të qëndronim në atë qeveri, duke i lejuar të nëpërkëmbin marrëveshjet tona, pos që do ta kishim fyer dinjitetin tonë, do të na pamundësohej të sjellim ndryshim dhe do të pamundësohej dhe ashtu nuk do të realizimi i arsyeve pse ne hymë në atë qeveri. Pra, siç mund ta kuptoni, qëndrimi ynë në qeveri thjesht do t’i jepte infuzion e vitamina Artanit e Kovaçevskit për të vazhduar të lidhin marrëveshje, që kurrë nuk do ishin të gatshëm t’u përmbahen… dhe normalisht nuk kam çka të them për ata që pranuan ta japin këtë infuzion, e që qenë pikërisht ata të cilët nuk lanë gjë pa thënë për vendimin tonë të atëhershëm. Edhe pse nuk duhet të jesh gjeni për ta kuptuar se vendimi në kohën tonë ishte domosdoshmëri, ndërsa vendimi në kohën e tyre ishte thjesht lakmi. Kjo u pa qartë, sepse dolën të ishin justifikime të pabaza ato se gjoja “e zgjerojmë shumicën”, ngase realiteti u pa – 64 ishin, 64 mbetën”, theksoi Murtezi.

Kryetari i Alternativës dega në Kumanovë, Orhan Kurtishi, gjatë takimit të mbrëmshëm në qytetin e Kumanovës, midis tjerash ka thënë se Alternativa dhe ideologjia e saj politike ka zënë vend në Kumanovë.

“Pa marr parasysh pushtetin apo opozitën, pa marr parasysh situatën dhe momentin, Kumanova ka qenë është dhe do mbetet Alternativë. Alternativa dhe ideologjia e saj politike ka zënë vend në Kumanovë, dhe vazhdon të rritet e kultivohet edhe më shumë, Sa herë që të ketë sfida probleme e padrejtësi patjetër duhet të ketë Alternativë. Ne dëshmuam se edhe në pushtetin qendror dhe atë lokal që mundemi të qeverisim pa asnjë aferë koruptive pa asnjë skandal. Shumë herë kemi qenë të mashtruar, por asnjëherë mashtrues. Shumë herë kemi qenë të tradhtuar, por asnjëherë Tradhtarë. Ne do të vazhdojmë të jemi në anën e drejtësisë, në anën e të mirës e në anën e qytetarëve dhe në anën e familjes. Ne jemi Alternativë, Alternativa është e jona”, theksoi Orhan Kurtishi. (INA)

Kryetari i Alternativës Dega në Çair, Faton Fazliu gjatë tubimit të mbrëmshëm në Kumanovë midis tjerash ka përmendur Aleancën për Shpëtimin e BDI-së.

“Unë dua t’ju them se gjendja jonë nuk është aspak e lakmueshme. Derisa autobusët mbushen më të rinj, ndërsa ministrat azdisen me basket e më futboll nëpër zyra, derisa ata ministra i llogarisin përqindjet, ndërsa familjet shqiptare i llogarisin denarët e fundit për ta lidhur muajin me muaj, ne nuk mund të themi se po bëhet mirë. Dhe, shumë të dashur të pranishëm, kjo varfëri, kjo shpërngulje dhe kjo fatkeqësi nuk është dënim nga Zoti, as nuk është faj i popullit, por as për shkak se ky popull nuk meriton më shumë. Kur e shikojmë se pasuria e atyre që luajnë basket në zyrë rritet në proporcion me varfërinë e shqiptarëve, e merr vesh se kush janë fajtorët dhe kush janë aktorët e kësaj tragjedie që shfaqet si reprizë tashmë 20 vjet. E që të mos u mbetem borxh, nuk është se ne nuk e kemi bërë tonën. Më 2016 bëmë çmos që t’i heqim qafe, por ishte pikërisht Aleanca për Shqiptarët ajo që ua zgjati jetën. Njësoj si tash, më 2023, kur përsëri Aleanca për Shpëtimin e BDI-së u shfaq përsëri që t’ia mundësojë Artanit të japë edhe ndonjë gol disamilionësh”, theksoi Fazliu.

Sipas tij, skena po pastrohet, dhe se ky vit do të jetë vit i punës sonë.

Kryetari i Forumit Rinor të Alternativës, Afan Elezi, gjatë tubimit të mbrëmshëm në Kumanovë, ka theksuar se Alternativa është parti e të rinjve.

“Në momentin kur vendosëm të jemi pjesë e qeverisë për të shpëtuar vendin tonë dhe për të mundësuar hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, partitë e tjera ishin kundër dhe villnin vrerë ndaj Alternativës, e sidomos ata të cilët sot nuk munden ta arsyetojnë veten e tyre, sepse largimi jonë dhe sjellja e atyre në pozitat tona bëhet me qëllim të shpëtimit të disa aktorëve politik të subjektit që për më shumë se dy dekada janë pjesë e pushtetit. Po i përmendi kështu, sepse ju e dini se për kë bëhet fjalë, dhe se ne kemi një biografi shumë të gjerë ku duhet të flasim për Alternativën dhe funksionarët e Alternativës gjatë qeverisjes 1 vjeçare. Për herë të parë në historinë e vendit tonë, pajisëm Universitetin e Tetovës dhe spitalin klinik të Tetovës me autorizime për edukimin mjekeve apo zbatimin e specializimeve në 8 fusha të ndryshme, që d.m.th., se tash më specialistë do dalin si kuadër edhe nga Universiteti i Tetovës. Në drejtim të kësaj është me rëndësi që të përmendet edhe investimi prej 3.5 milion Euro në aparaturë në Spitalin Klinik të Tetovës, ku do të mund të edukohen specializantët me aparaturën më moderne. Kjo është e kryme dhe ne e bëmë të gjithën gjatë qeverisje një vjeçare, e ata të tjerë vetëm një specializim nuk kanë mundur ta bëjnë për më shumë se dy dekada”, theksoi ish-drejtori i Spitalit të Tetovës.

Sipas tij, Alternativa ka dëshmuar dhe po e dëshmon se është parti e të rinjve, dhe se Alternativa e ka bërë atë që deri sot partitë e tjera nuk e kishin bërë dhe nuk po e bëjnë për ti hapur rrugë rinisë dhe përfaqësimin e saj në institucione.

Qëndresa Zendeli, këshilltare komunale në Komunën e Likovës nga radhët e Alternativës në tubimin e mbrëmshëm në Kumanovë, midis tjerash ka theksuar se Alternativa në Likovë e ka ngritur temën e zhvillimit regjional të Komunës së Likovës.

“Duke qenë Këshilltare e Komunës së Likovës dhe duke e përfaqësuar Alternativën, e kam kuptuar që ky obligim nuk është një detyrë dosido, por të përfaqësosh brengat e qytetarëve përveç përgjegjësisë politike e intelektuale, e ndjej më shumë si një përgjegjësi morale.

Këtë përgjegjësi e kam trashëgim nga babai im i ndjerë Shaban Zendeli , i cili me përkushtim më të thellë është munduar që ky vend të ketë një të ardhme më të mirë. E kur jemi te kontributi i atyre që nuk janë në mesin tonë, nuk mund të lë pa përmendur edhe te ndjerin Mubekir Palloshin.

Kur flasim për Komunën e Likovës nuk mundem pa e cekur që Alternativa është e para dhe e fundit që temën për këtë regjion e ka ngritur në rangun më të lartë të interesimit politik për shkak se pikërisht në këtë komunë nuk ka investime të huaja, në këtë komunë akoma diskutohet për ujë për pije e kanalizim. Por duke qenë Alternativa në Likovë e në vende tjera, duke diskutuar pse nuk zbatohet ligji për zhvillim të barabartë rajonal, besojmë se do bëhet mirë. Që kur ia kemi filluar kësaj rruge, e kemi ditur që do ballafaqohemi me shumë sfida, por ne duhet ta ruajmë dinjitetin tonë njerëzor e politik dhe të dëshmojmë se më shumë e duam suksesin e popullit se mirëqenien politike”, theksoi Qëndresa Zendeli.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

yamal 304
Historia prekëse! Çfarë fshihet pas festimit të Yamal me numrin “304”
Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre
449458530_797077062572726_2017746085529832082_n
Ekipet me më së shumti tifozë në Euro 2024 – Shqipëria lë pas kombëtare të mëdha
449059413_1014848236674238_1554867321894721942_n
UEFA publikon fotot e tifozëve me shqiponjën “Kuq e Zi” të pikturuar në fytyrë

Më shumë nga kategoria

449458530_797077062572726_2017746085529832082_n
Ekipet me më së shumti tifozë në Euro 2024 – Shqipëria lë pas kombëtare të mëdha
449059413_1014848236674238_1554867321894721942_n
UEFA publikon fotot e tifozëve me shqiponjën “Kuq e Zi” të pikturuar në fytyrë
IMG_0794
Albion Musliu, ylli i ri që po shkëlqen te Shkëndija
spanja
Trajneri i Spanjës për duelin ndaj Shqipërisë: Do t’u jap mundësi disa prej lojtarëve që kemi në stol
IMG_0727
Euro 2024/ Shqipëria arrin të barazojë kundër Kroacisë, rezultati 2-2
kroaci-shqiperi-mbyllet-pjesa-e-1-1024x585
Euro 2024 | Kroaci-Shqipëri 0-1, pjesë e parë spektakolare
kombetarja
Cilët janë 4 skenarët që kualifikojnë Shqipërinë në 1/8 e Europianit?
bajrami
Cilët janë 4 skenarët që kualifikojnë Shqipërinë në 1/8 e Europianit?
Adnan-Azizi-768x463-1
Azizi: Imagjinoni deri ku shkon injoranca, hipokrizia dhe pafytyrësia e DUI-stave! Kërkojnë mbylljen e kazinove!
merko
Akuza ndaj Merkos dhe 10 personave të tjerë për krim urbanistik
-1200-630-arta-kabashi-726348369854740484565-696x3921-1-1709194693
Arta Kabashi tregon se çfarë i ka ndodhur pas ”BBV”: M’i ka ndezur …
snopce-elmi
Snopçe: Deputetët e Selës mbështetën ligjin e Artan Grubit për lojërat e fatit! (Video)
IMG_2225
Adina Osmani nga Universiteti i Tetovës, fituese e çmimit “Unaza Inxhinierike”
IMG_2223
Misi i Maqedonisë ra nga lartësia duke bë “selfi”, theu 11 brinjë

DIASPORA