“Puna drejt prosperitetit në kohë trazirash”, ishte tema e Forumi Ekonomik Delphi, i cili u mbajt sot (1 mars 2023), në Shkup.
Në këtë takim mori pjesë edhe Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, i cili zhvilloi takime me eksponentë të rëndësishëm të politikës dhe biznesit në rajon.
Në këtë forum, merrnin pjesë edhe liderë politikë të nivelit të lartë, si kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, si dhe liderë korporativë dhe intelektualë vendorë dhe ndërkombëtarë.
Forumi Ekonomik Delphi organizohet për të dytën herë, me qëllim trajtimin e sfidave më urgjente me të cilat përballet Maqedonia e Veriut dhe rajoni i Evropës Juglindore në tërësi.