Sport

Rrahmani: Këtë vit kemi më shumë besim

Autori

Autori

Tetovarja

April 29, 2023, 01:04

Amir Rrahmani është një nga protagonistët e sezonit të shkëlqyer që po zhvillon Napoli deri në këtë pikë të sezonit.

Të mërkurën italianët i pret një sfidë që e bën edhe më entuziasmues sezonin pasi luhet një biletë për në çerekfinalet e Champions League.

Të kaltrit presin në shtëpi Eintracht Frankfurt teksa fituan në Gjermani me shifrat 2-0.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, Rrahmani theksoi se këtë sezon skuadra ka më shumë besim ndërsa shtoi se pavarësisht se ka shënuar shtatë gola deri më tani, mund të kishte bërë edhe tepër.

“Faza mbrojtëse nis nga sulmuesit. Dhe, më pas në momentin që vjen rradha e ne mbrojtësve është më e lehtë të largojmë topin nga zona apo edhe të nisim një aksion të ri.

Është sekreti i këtij sezoni. Ndaj Eintracht është një ndeshje shumë e rrezikshme dhe duhet të jemi shumë të vëmendshëm.

E kemi parë që në Bundesligë, Eintrachti ia ka dalë që në shumë raste të përmbysë ndeshjet ndaj janë të mësuar me këtë. Mendoj se janë një skuadër shumë e fortë. Këtë sezon skuadra ka më shumë besim, kjo vjen kur fiton ndeshje pas ndeshje.

Kuptohesh me mesfushorët dhe sulmuesit? Varet nga mënyra se si trajneri i përgatit ndeshjet, mundohemi të kapim pikat e dobta të kundërshtarëve. Spalletti gjithnjë na jep një ide si të mbrojmë dhe më pas të sulmojmë hapësirat. E njohim shpejtësinë e Osimhen dhe kërkojmë shpesh që ta shërbejmë.

Paraqitja personale? Deri më tani kam shënuar shtatë gola, por mund të bëja edhe më shumë. Vitin e kaluar falë skemave të përgatitura me stafin ia dola të shënoja katër dhe kur skemat dalin është më e lehtë të realizosh. Ky goli i fundit ishte pak më i veçantë sepse ishte edhe i vështirë.

Çerekfinalet e Champions? Ndjehet një përgjegjësi, edhe pse kjo është përgjatë gjithë sezonit. në kampionat kemi gjithashtu një mundësi për të hyrë në histori, në Champions e dimë që është diçka speciale për ne lojtarët dhe klubin. Shpresojmë ta mbyllim mirë”, u shpreh Rrahmani.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2770
Motër e vëlla nga Dobroshti i Tetovës mbulohen me medalje në Kampionatin Botëror të Kickbox-it në Rüsselsheim të Gjermanisë
IMG_2727
Armand Duka flet për Kosovën: Kanë një ekip të fortë, do e merrja Zhegrovën te Shqipëria!
IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd

Më shumë nga kategoria

IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2425
Maqedonia fiton Armeninë dhe siguron vendin e parë në grup
IMG_2913
”Do japim energjinë dhe gjithë shpirtin”, Gixhari e Zeka drejt Prishtinës për Big Brother VIP
IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2908
Detaje nga aksioni policor në Tetovë – arrestohen 14 persona, kanë organizuar prostitucion dhe shitje të lëndëve narkotike
IMG_2905
Policia në kërkim të Stresit, reperi: Jam në këtë vend!
IMG_2904
Vazhdon bojkoti i mësimit në Moranë, qindra nxënës janë jashtë bankave shkollore
IMG_2901
Dosja e Prokurorisë: I akuzuari i dha Afrim Muçiqit borxh me fajde në shumën 70 mijë euro

DIASPORA