Kulturë

Tragjedia me spitalin modular, partitë opozitare shqiptare kërkojnë interpelancë për punën e prokurorit Joveski

September 14, 2023, 11:09

Deputetët e partive opozitare shqiptare në Kuvend, Alternativa, Lëvizja Besa dhe Lëvizja Demokratike, kanë iniciuar interpelancë për prokurorin publik Ljubomir Joveski, mbi gjitha për shkak rastit gjyqësor në lidhje me spitalin modular.

“Ne konsiderojmë se roli i Prokurorit Publik, Ljubomir Joveski, në këtë rast është bërë temë e dyshimeve dhe kjo kërkon përgjegjësi dhe shpjegim publik. Kjo interpelancë ka për qëllim t’i ngrejë në debat publik parlamentar pretendimet e rënda se Prokuroria Publike ka fshehur fakte dhe informacione gjatë gjithë procedurës për të mbrojtur kështu disa politikanë dhe pjesëtarë të elitave të biznesit, që kanë qenë të përfshira në ndërtimin e spitaleve modulare që ishin lënda e kësaj tragjedie” thuhet në reagimin e deputetëve të opozitës shqiptare.

Ata kërkojnë nga kryetari i Kuvendit ta procesojë atë.

“Për informacion të opinionit, ndërsa për t’ia rikujtuar edhe Kryetarit të Kuvendit, në bazë të Rregullores së Kuvendit të RMV-së, më saktë nenit 47 të saj, Kryetari i Kuvendit është i detyruar që në afat prej 15 ditësh që nga dorëzimi i interpelancës, ta vendosë atë në rend dite në seancën e parë të ardhshme plenare. Prandaj ne presim që Kryetari i Kuvendit do ta respektojë Rregulloren e Kuvendit, ndërsa pjesa tjetër është të ballafaqohemi me argumente me kryeprokurorin Lubomir Joveski se si ka ndodhur që të digjen 14 njerëz në spital dhe përgjegjësi të mos kërkohet nga ndërmarrja që e ka ndërtuar spitalin modular, nga realizuesi i furnizimit publik, pastaj të shpjegojë se pse nuk është marrë parasysh raporti i forenzikës gjermane dhe pse është përjashtuar prokurori që në fillim ishte caktuar për këtë lëndë.

Kërkesa jonë është që Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Joveski, të paraqitet në Kuvendin e popullit dhe ta sqarojë rolin e tij në këtë rast, duke i marrë parasysh edhe të gjitha akuzat e deklaruara në opinion në lidhje me punën e tij” u tha në deklaratën e deputetëve opozitarë.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

Më shumë nga kategoria

IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_0851
Aksident i rëndë në rrugën Mavrovë-Gostivar, rrokulliset vetura
IMG_0849
Bill Gates: Do të punojmë vetëm 2 ditë në javë
IMG_0846
Në disa vende muslimanët festuan sot Fitër Bajramin
IMG_0844
Reagim i ashpër nga BC Çair 2030 pas incidenteve në Kumanovë
IMG_0830
Reagon Faton Ahmeti: Kreshniku dhe Bekimi padrejtësisht mbetën prapa grilave për Bajram
IMG_0835
Erdogan i kërkon Allahut të ‘mallkojë Izraelin sionist’ në fjalimet e Fitër Bajramit – vjen reagimi i Tel Avivit