Maqedoni

Urat mbikaluese në Çair dhe në Bit Pazar nuk shfrytëzohen aspak nga qytetarët

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

February 2, 2025, 04:02

Në mungesë të urës funksionale në Bit Pazar, të moshuarit detyrohen të kalojnë rrugën me frikë së mund të jetë kalimi i tyre i fundit. Vijat e bardha mungojnë, ndërsa veturat, shpesh kanë përplasur kalimtarët dhe kanë shkaktuar edhe aksidente me viktima në këtë vendkalim ilegal të Bit Pazarit në Shkup.

Edhe përkundër vështirësive për të kaluar këtë vendkalim, qytetarët detyrohen të përballen me rrezikun. Ura është e mbyllur ndërsa vendkalimi tjetër është rreth 300 metra më tej.

“Është e vështirë por çfarë të bëjmë, aty pleqtë nuk mund të hipin, të rinjtë po por ne pleqtë nuk mundemi, ne këtu e kemi më rrafsh. Është pak e rrezikshme apo? Po, është shumë e rrezikshme se të bien veturat. Ka shofer që lejen e ka marrë me para dhe ai nuk din të vozisë, si ta marrë veturën ai s’di çfarë bën, si t’i dalësh përpara të shkel dhe shkon si qeni në rrush”, u shpreh një qytetar.

Mbikalimet në Shkup thuajse të gjitha janë të pa frekuentuara nga qytetaret, në disa mungojnë liftet për personat e moshuar dhe me aftësi ndryshe, disa nuk mirëmbahen, disa janë të mbyllura ndërsa shumë ura tjera përdoren vetëm për reklamim.

“Këtë urën këtu e kanë vendosur vetëm për reklamim, e jo të kalojnë njerëzit, për reklama dhe nevojtore për kazanxhinjtë, ajo nuk është urë që të kalohet por duhet nën tokë për pleqtë të jetë rrafsh e jo neper shkallë si të shkosh”, tha një tjetër qytetar.

“Duhet që ta vendosin në funksion sepse kështu është investim i gabuar, i vendosur por jo funksional siç është edhe në Vllae dhe Gjorçe Petrov apo këtu tek Jahja Pasha, duhet të jenë efektiv dhe duhet që kryetarët e komunave t’i implementojnë dhe të funksionojnë për qytetarët”, deklaroi një qytetar tjetër.

Deri tani, Institucionet vazhdojnë të mbeten pa një plan konkret për urat mbikaluese jo funksionale.

“Ura më poshtme afër Bit Pazarit e cila nuk shfrytëzohej shkaku që ishte e mbyllur, detyron qytetarët që të kalojnë edhe pse ka rrezik të madh, ndërsa kjo urë më lartë edhe pse është e hapur përsëri nuk mirëmbahet dhe siç mund të shihet nga jashtë, shfrytëzohet më së shumti vetëm për reklamim ndërsa janë të paktë qytetarët të cilët e shfrytëzojnë këtë urë”, raporton Avni Tahiri – Gazetar. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_3439
Bujamin Rushiti zgjidhet kryetar i Lëvizjes Besa në komunën e Bërvenicës
IMG_3098
Kapen mbi 300 mijë euro të falsifikuara në Maqedoni
IMG_3416
Dogji Kuranin në qendër të qytetit, arrestohet 47-vjeçari në Mançester
IMG_3413
Urat mbikaluese në Çair dhe në Bit Pazar nuk shfrytëzohen aspak nga qytetarët
IMG_3412
Nga muaji mars do të rriten pagat e arsimtarëve
IMG_3410
Aksion i MPB-së, Interpolit dhe Europolit, kërkohet grup kriminal që falsifikonte euro dhe dollarë