Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në manifestimin tradicional “Pranvera e Dinjitetit” në Sellcë të Tetovësë është takuar ballë për ballë me të pakënaqurit e BDI-së të njohur si “Grupi i Zjarrit”.
Nga pamjet e këtij manifestimi shihet se si Ahmeti përshëndetet me Musa Xhaferi, Blerim Bexheti dhe pjesëtar tjetër që janë pjesë e grupit të të pakënaqurve. Ajo që bën përshtypje është buzëqeshja e Ahmetit me Xhaferin dhe fjalët që i thonë njëri tjetrit, ndërsa bie në sy edhe mospërshëndetja mes Rafiz Alitit – Mësuesit me Blerim Bexhetin. (INA)
https://www.facebook.com/watch/?v=613822763894416