Më datë 03.08.2024 në ora 08:20 në SPB Tetovë, personi M.A. nga Tetova ka raportuar se gjatë natës nga një autor i panjohur në mënyrë të kundërligjshme i është marrë autobusi pronë e personit juridik, i cili ka qenë i parkuar në parkingun e Stacionit për kontroll teknik në rrugën u,,Lubo Bozhinovski-Pish” në Tetovë, të cilin ka braktisur në rrugën “161” në Tetovë.
Sipas njoftimit, autobusi është dëmtuar dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.