Maqedoni

Vijon afati i aplikimit të studentëve për racionin e subvencionuar

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

August 17, 2024, 09:08

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ditë më herët shpalli konkursin ku fillon aplikimi për realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për student për vitin akademik 2024-2025. Thirrja me kushtet dhe mënyrën e aplikimit është publikuar në linkun si vijon.

Afati i regjistrimit për studentët vijues dhe studentët të cilët do të fitojnë statusin e studentëve në vitin akademik 2024/2025 është deri më 5 shtator 2024

Aplikimi realizohet në formë elektronike përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk//, ndërsa në thirrjen mund të aplikojnë të gjithë studentët e rregullt të studimeve deridiplomike të institucioneve të arsimit të lartë shtetëror dhe privat, të cilët janë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

– të mos jetë në marrëdhënie të rregullt pune;

– të mos jenë të regjistruar si fermerë individualë dhe

– të mos kenë të ardhura mujore në asnjë bazë më të larta se paga minimale neto në vitin aktual.

Gjatë parashtrimit të aplikacionit, studentët duhet t`i bashkëngjisin formularët e plotësuar dhe të nënshkruar Fletëparaqitje për fitimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për studentë dhe Deklaratë për saktësinë e të dhënave të shënuara në aplikacionin për fitimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për studentë . MASH- zyrtarisht do t’i sigurojë të gjitha dëshmit e tjera për plotësimin e kushteve, të cilat i posedojnë MPB, APMV , DAP dhe shërbimet studentore të fakulteteve.

Çdo aplikant i cili ka nevojë për mbështetje të menjëhershme gjatë aplikimit për të ushtruar të drejtën për subvencionimin e racionit për studentë mund ti drejtohet Sektorit për standardin e nxënësve dhe të studentëve përmes kontaktit në vijim: [email protected] ose në zyrën e dedikuar në katin përdhes në objektin e Ministrisë.

Mbështetja financiare në shumë prej 140 denarë është e dedikuar për blerjen e ushqimit, ndërsa studenti mund ta shfrytëzojë nga e hëna deri të shtunën, te personat juridikë që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime. Kompensimi monetar nuk është parashikuar të paguhet në periudhën e pushimeve verore nga 1 korriku deri më 1 tetor.

Për realizimin e pagesave për subvencionimin e racionit për student, Ministria e Arsimit dhe Shkencës lidhi marrëveshje me Shparkase Banka SHA Shkup. Që aty, të gjithë studentët të cilët do të fitojnë këtë të drejtë, për të cilën do të njoftohen nga MASH-i në mënyrë elektronike, do të duhet të nënshkruajnë marrëveshje me Shparkase Banka për hapje të llogarisë së veçantë, të lidhur me kartë pagese të dedikuar.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se mundësia e aplikimit për ushtrimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për student do të jetë e hapur në periudhën nga data 1 deri më datën 5, çdo muaji pasues të vitit akademik 2024/2025, edhe atë për regjistrim të studentëve të cilët nuk e kanë realizuar të drejtën për subvencionimin e racionit për student pas Thirrjes Publike për realizimin e të drejtës për për subvencionimin e racionit për student ose të cilëve u është pushuar e drejta për shkak të mosplotësimit të njërit prej kritereve, atëherë kur të plotësojnë sërish kriteret e përcaktuara në thirrje.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
IMG_1149
Rrahje në Gjykatën e Tetovës, polici gjyqësor sulmon fizikisht një të punësuar në gjykatë
IMG_1148
Sërish anulohet seanca për Spitalin modular në Tetovë
IMG_7549
Bastisje në Shkup, sekuestrohen armë dhe drogë – ndalohet një person
IMG_1146
Kos përsëriti: Për të përparuar në anëtarësimin në BE, Maqedonia e Veriut ta ndryshojë Kushtetutën
IMG_5804
BDI akuzon Andonovskën për largimin e shqiptarëve nga ISHP-ja
IMG_1133
LD ndez motorët për krijimin e një dege të fuqishme në Tetovë