Lajme

Reagimi i këshilltarit të ASH në Zhelinë, qe e përjashtuan për shkak se e votoj buxhetin

Autori

Autori

Portali Tetova

January 5, 2023, 06:01

Dega e Zhelinës në mbledhjen e mbajtur më 28.12.2022, mori vendim unanim që vota e këshilltarit të Aleancës për Shqiptarët, për miratimin e buxhetit, do të kushtëzohet me pranimin e kerkesave të degës lidhur me projekte që kanë të bëjnë me vendbanimet e Komunës së Zhelinës.

“Pro këtij vendimi në mbledhje ishte edhe vetë këshilltari. Por, i njëjti jo vetëm që nuk i ka propozuar të gjitha projektet që ishin kërkesë e degës, por edhe votën e tij e ka dhënë për miratimin e buxhetit. Kjo situatë na ka detyruar si degë e ASh Zhelinë të thirrim mbledhjen tjetër të jashtëzakonshme ku me të gjitha votat për dhe asnjë kundër, është marrë vendimi si vijon:

1. Dega e ASH-së Zhelinë distancohet nga veprimet e këshilltarit Nderim Tairi, të cilat janë në kundërshtim me vullnetin e votuesve që përfaqëson dhe vendimet e degës.

2. Përjashtim të tij nga Aleanca për Shqiptarët për shkak të mosrespektimit të Statutit dhe Kodeksit etik që u miratuan në Kongresin e fundit”, njoftuan më herët nga Aleanca për Shqiptarët – Dega Zhelinë

Dega e Zhelinës pranë Aleancës për Shqiptarët njofton edhe një herë qytetarët që vota e marr në rrethana të përballjes tonë me pushtetet absolute të të gjithë oponenteve politik, nuk lejon qe të shkelet nga asnjë individ ose funksionar i zgjedhur dhe emëruar.

 

“Besimi i qytetarëve për ne është i shenjtë dhe me i rëndësishën se çdo post dhe pozicion politik”, thanë nga Aleanca për Shqiptarët – Dega Zhelinë, por që hasi në reagimin e këshilltarit të përjashtuar, Nderim Tairi.

” Në lidhje me vendimin e Aleanca për Shqiptarët – Zhelinë për tu distancuar nga unë dhe për të më përjashtuar nga Aleanca për Shqiptarët, nën akuzën për shkelje të Kodeksit Etik të ASH-së duke votuar Buxhetin e komunës për vitin 2023 (pasi fillimisht kërkova dhe më pas verifikova realizimin e dokumentacioneve/aplikimin e mjeteve për 6 projekte infrastrukturore edhe atë: Bulevardi në Zhelinë, Çerdhe në Zhelinë, Rruga Dëbërcë – Çiflik, Ujësjellësi në Merovë, Rruga Strimnicë – Saraqinë dhe zgjerimi i rrugës që lidh Leshnicën me Zhelinën; për të dëshmuar ndiqni seancën e 14-të të Këshillit Komunal të Zhelinës në Youtube), e kam për obligim për të dhënë disa sqarime për opinionin por edhe për votuesit dhe subjektin që përfaqson.

1. Sa i përket akuzës për “shkelje” të statutit të ASH dhe Kodeksit për etikë (që u miratua në kongres), ende nuk është krijuar organ nga komisioni i kryesisë qëndrore nën kryesinë e Kryetarit dhe 5 anëtarëve të tjerë, të cilët do të vlerësonin thyerje apo shkelje të kodeksit etik. Përveç këtij organi që duhet të krijohet pas mbledhjes së parë të Kuvendit Qëndror, nuk ka të drejtë asnjë organ tjetër, degë apo kryetar dege, të marrë vendime ose të thiret në emrin e kodeksit etik. Një vendim i tillë është shkelje në vete e po të njejtit kodeks.

2. Nëse unë kam shkelur Kodeksin etik me votën time pro Buxhetit të Komunës së Zhelinës (nën udhëheqjen e Lëvizjes Besa), siç pretendon ASH – dega Zhelinë, atëherë pse nuk janë përjashtuar edhe këshilltarët që votuan buxhetin në Komunën e Kërçovës (BDI), Bërvenicës (VMRO), Haraçinës (BDI), Kumanovës (kryetar i pavarur) dhe Tearcës (BDI).

 

3. Me gjithë respektin për degën e ASH Zhelinë, vendimi i publikuar është në fakti vendim i dy individëve që nuk mund të shkëputen nga mendjësia diktatoriale. Në vendimin e publikuar nuk ka asnjë dëshmi se me votën time unë kam shkelur parimet ose kam cënuar vlerat morale të subjektit, për interesa personale, kjo për arsye se vet ata kan shkelur parimet duke më kërkuar që pas verifikimit të projekteve të kërkoja projekte të tjera që me çdo kusht të mos votoja pro buxhetit, vetëm për t’ju shërbyer agjendave të tyre të errëta.

4. Këta individë për interesat e tyre personale shkelën vullnetin e kryetarit që kërkoi nga kryetari i degës të insistonte të kundërtën e vendimit të tyre. Këta individë pasi morën udhëheqjen e degës, jo që nuk sollën asnjë ndjekës të tyre, por me mekanizmat e tyre përjashtuese vetëm se kanë dëbuar antarët duke e lënë ASH-në me dy nëndegë e tani rrezikojnë shpërbërjen e nëndegës së f.Trebosh që në vitin 2017 ishte fituese duke i ndihmuar zonjës Deputete të ketë mundësinë për të na përfaqsuar në kuvendin e RMV.

5. Dhe për fund e them me keqardhje që po këta individë vendosën që në Këshillin Komunal të Zhelinës ashtu si në Tetovë, ASH të mos jetë e përfaqësuar me këshilltarë. Sidoqoftë unë do të vazhdoj të mbroj dhe përfaqsoj me dinjitet të plotë interesat e gjithë qytetarëve të Komunës së Zhelinës, shprehet Nderim Tairi, këshilltar i përjashtuar.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ekipi-olimpik-i-kosoves-2
Kosova më e mirë se India e Greqia me medalje, “baras” me Meksikën, Zvicrën e Turqinë
Distria-Krasniqi-1
Distria fantastike, fluturon në finale të “Paris 2024”
Judo -  Women's 48kg - Semifinal
Distria Krasniqi në çerekfinale të Lojërave Olimpike “Paris 2024”
ewrfgererg
Kylian Mbappe zyrtarisht lojtar i Real Madrid, pozon me fanellën e ‘los blancos’
IMG_2342
Një muaj spektakël, sonte përfundon Euro 2024, Spanja përballë Anglisë në finalen e madhe
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA