Lajme

Maqedonia, kampione për inflacion

Autori

Autori

Portali Tetova

January 14, 2023, 04:01

Vitin që e lamë pas e mbyllëm vitin me një inflacion mesatar prej 14.2 për qind. Kjo do të thotë se mesatarisht për të gjithë vitin, kostoja e jetesës është rritur për aq në krahasim me vitin 2021. Ekspertët e statistikave kanë njoftuar se kemi një ulje mujore të kostos së jetesës. Gjegjësisht, norma e inflacionit në muajin dhjetor në krahasim me nëntorin tregon rënie të kostove për 0.2 për qind.
Megjithatë, ka ende një rritje prej 0.7 për qind të çmimeve me pakicë. Sipas të dhënave nga vendet e rajonit, pavarësisht lehtësimit të inflacionit në muajin dhjetor, përsëri ne jemi në vendin e parë sa i përket inflacionit të lartë në rajon. Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS) publikon çdo muaj shpenzimet e jetesës, të dhëna që rrjedhin nga konsumi individual i klasifikuar.
Derisa për momentin vetëm vendi ynë dhe Sllovenia, kanë publikuar të dhënat e çmimeve për muajin dhjetor dhe kanë bërë dallimin me çmimet e të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Sipas statistikave, vendi ynë gjatë dhjetorit ka pasur 18.7 për qind inflacion, në Slloveni ka vazhduar trendi i ulët i inflacionit me 10.3 për qind. Derisa vendet tjera të rajonit posedojnë vetëm të dhëna nga muaji nëntor dhe me inflacionin më të lartë pas nesh ka Mali i Zi me 17.5 për qind, Serbia me 15.1 për qind, Kroacia me 13.5 për qind dhe Kosova me 11.6 për qind.

Një kontrollim i çmimeve të veçanta të konsumit sipas klasifikimeve, tregon se në vendin tonë në raport me vendet tjera, rritje më të madhe kanë shënuar çmimet në grupin e banimit, ujit, rrymës, gazit, lëndëve tjera djegëse si dhe në transport.

 

Sa i përket shpenzimeve për banim, ujë, rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera, Maqedonia e Veriut ka shënuar rritje të çmimeve prej 20,4 për qind. Pas nesh është Serbia me një rritje prej 18.4 për qind, pastaj Kroacia me 16.5, Mali i Zi me 15.6 dhe Sllovenia me 13.3 për qind dhe Kosova me 10.2 për qind.

Gjithashtu në rajon ka rritjen më të madhe në koston e transportit. Në Maqedoni në dhjetor ka pasur rritje vjetore të çmimeve të konsumit prej 16.1 për qind, ndërsa rritja vjetore e nëntorit në Mal të Zi ishte 13.5 për qind, në Kroaci 13.3 për qind, dhe në Serbi ishte 12.9 për qind Sllovenia 9,3 për qind dhe Kosova 8.5 për qind krahasuar me të njëjtën kohë të vitit 2021.

Për sa i përket çmimeve të ushqimeve, Maqedonia është në një garë të ngushtë me Malin e Zi në këtë kohë të inflacionit të lartë. Kostoja e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike në Mal të Zi shënoi një rritje prej 30.2 për qind në nëntor 2022 krahasuar me nëntorin 2021. Por inflacioni i muajit nëntor i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike në Maqedoni ishte i ngjashëm dhe arriti në 29.8 për qind.
Në muajin dhjetor kemi një ulje të këtyre kostove, por ato janë më të larta për 27.1 për qind krahasuar me dhjetorin 2021, që është ende një rritje e lartë. Sllovenia kishte inflacionin më të ulët të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, ku inflacioni vjetor në dhjetor ishte 18.6 për qind. (koha.mk)

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA