Lajme

Sot punon si lektor në Harvard, i riu tregon si e përzunë në Universitetin e Tiranës: Ik o çun, se s’kemi punë!

Autori

Autori

Portali Tetova

January 25, 2023, 09:01

Françesko Hela është shqiptari që punon si lektor në një ndër universitet më të njohura në botë Harvard. Ai aktualisht po vazhdon edhe postdoktoraturën, duke shënuar shumë suksese.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Francesko ka folur për studimet e tija.

“Unë kam mbaruar biologji molekulare dhe gjenetike në Ankara, në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme, më pas kam bërë Doktoraturën për Mjekësi Molekulare dhe Qelizore në Stamboll në një universitet privat.

Edhe atje jam marrë më shumë me kërkimin shkencor. Temat e doktoraturës kam pasur disa projekte, por ai kryesori ka qenë një lloj procesi qelizor si ndikon te prodhimi i hormoneve riprodhuese te femrat estrogjeni dhe testosterone në përgjithshmëri”, u shpreh ai.

Më tej, Françesko tregoi se ka tentuar të punojë në Shqipëri në Universitetin e Tiranës, por nuk e kanë mirëpritur, e kanë përzënë.

 

“Në fakt kanë qenë dy tentativa, por e para ka qenë kur nuk kisha titull. Prandaj kam punuar për disa kohë në një kompani private, pastaj e lash dhe shkova për të vazhduar doktoraturën. Më pas, ajo tentativa kryesore ishte ajo kur mbarova doktoraturën në fund marsit, në fillim të prillit që kam ardhur në Shqipëri.

Edhe po përpiqesha të gjeja një vend në eksperiencën e kërkimit, sepse nëse flasim për pjesën teorike, është më e lehtë se vetëm me pak punë mund të jepet. Por ajo çka e ndan universitetin, pjesën e masterit apo doktoraturën është kërkimi shkencor.

Edhe i jam drejtuar FSHN për një intervistë, të pyes se si është procesi se duke qenë një person i jashtëm nuk kam pasur informacione.

Nuk është se kam pasur një trajtim shumë pozitiv. Kur kam shkuar te FSHN, ka qenë një sekretare dhe më tha me dialekt: ‘Ik o çun se s’kemi punë me këto’. Kam shkuar te Dekanati dhe atje nuk kam pasur ndonjë hapje dyersh, ndonjë mundësi”, tha ai.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ekipi-olimpik-i-kosoves-2
Kosova më e mirë se India e Greqia me medalje, “baras” me Meksikën, Zvicrën e Turqinë
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA