Lajme

Shqipëri, në 2023 turqishtja futet edhe si provim me detyrim në maturë!

Autori

Autori

Portali Tetova

January 25, 2023, 03:01

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për mësimin e turqishtes si gjuhë të huaj të dytë në shkolla, kjo gjuhë ofrohet edhe si alternativë për maturantët, si provim me detyrim krahas anglishtes, frëngjishtes, italishtes, gjermanishtes dhe spanjishtes

UDHËZIMI I MINISTRISË

Udhëzimi për organizimin dhe zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore, i firmosur në muajin dhjetor është mbajtur për një muaj në sirtar, për t’u bërë publik vetëm një ditë më parë. Ai përmban gjithë procedurën që duhet të ndjekë maturanti deri në dhënien e provimeve, të cilat përmbyllin një cikël shkollimi për të nisur një tjetër.

Dokumente të këtij lloji zakonisht ishin të njëjta, me përjashtim të datave, por ajo që vihet re këtë vit është numri i alternativave të gjuhës së huaj, e cila është një ndër tri provimet me detyrim që duhet të japë maturanti për të marrë diplomën e pjekurisë.

“Testi i gjuhës së huaj hartohet në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të lartë trajtohet si gjuhë e huaj e parë. Testi i provimit të jetë në nivelin gjuhësor që përcaktohet në kurrikul në përfundim të arsimit të mesëm të lartë. Lista e gjuhëve të huaja që jepen si provim i detyruar është: anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht, spanjisht dhe turqisht. Gjuha e huaj si provim i detyruar përzgjidhet gjatë plotësimit të formularit A1/A1Z”, citohet në udhëzimin e ministrive të Arsimit dhe Ekonomisë.

 

Jo pa qëllim përmendet turqishtja në sërën e lëndëve të zhvilluar si gjuhë e huaj e parë, ndërkohë që marrëveshja ndërqeveritare për futjen e kësaj gjuhe në shkolla parashikon zhvillimin e saj si gjuhë e huaj e dytë, pas anglishtes. Diçka e tillë i hap rrugë mundësisë për ta zhvilluar si lëndë me prioritet në shkolla. E gjitha kjo, pa kurrfarë studimi paraprak për përfshirjen e gjuhës turke në shkolla. Përfshirja e gjuhës turke në shkolla është një prej marrëveshjeve mes Turqisë dhe Shqipërisë.

Marrëveshja u zyrtarizua me VKM thuajse një muaj pas vizitës, që Presidenti Erdogan zhvilloi në Shqipëri në 17 janar të vitit të kaluar. Ndërsa tanimë është shkuar një hap më tej, duke e përfshirë edhe në Maturën Shtetërore. Cikli i provimeve do të përmbyllet brenda tri javëve të para të muajit qershor, duke nisur nga data 1 me gjuhën e huaj, ku maturantët do të përzgjedhin midis gjashtë mundësive, më tej gjuha shqipe, matematika dhe në 19 qershor provimi i lëndës me zgjedhje.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2770
Motër e vëlla nga Dobroshti i Tetovës mbulohen me medalje në Kampionatin Botëror të Kickbox-it në Rüsselsheim të Gjermanisë
IMG_2727
Armand Duka flet për Kosovën: Kanë një ekip të fortë, do e merrja Zhegrovën te Shqipëria!
IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd

Më shumë nga kategoria

IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2425
Maqedonia fiton Armeninë dhe siguron vendin e parë në grup
IMG_2386
Maqedonia sot kërkon fitore tjetër, përballet me Armeninë në Jerevan
IMG_2337
Trajneri i Serbisë tregon se çka bisedoi me Xhakën pas ndeshjes
IMG_2234
Zyrtare: Berat Imeri, trajner i ri i Besës së Dobërdollit
IMG_2093
Maqedonia kërkon të vazhdojë tradita dhe të arkëtojë pikë të reja ndaj Letonisë
IMG_2913
”Do japim energjinë dhe gjithë shpirtin”, Gixhari e Zeka drejt Prishtinës për Big Brother VIP
IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2908
Detaje nga aksioni policor në Tetovë – arrestohen 14 persona, kanë organizuar prostitucion dhe shitje të lëndëve narkotike
IMG_2905
Policia në kërkim të Stresit, reperi: Jam në këtë vend!
IMG_2904
Vazhdon bojkoti i mësimit në Moranë, qindra nxënës janë jashtë bankave shkollore
IMG_2901
Dosja e Prokurorisë: I akuzuari i dha Afrim Muçiqit borxh me fajde në shumën 70 mijë euro

DIASPORA