Grubi: S’ka bereqet një gjë që s’ka nisur nga Tetova

Autori

Autori

Portali Tetova

January 27, 2023, 10:01

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë Artan Grubi në suaza të takimeve “Bashkë për Europë” të liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – Ali Ahmeti me qytetarë dhe bazën partiake, mbrëmjen e së premtes nga Pallati i Kulturës në Tetovë tha se kur në rajon si në Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi apo Bullgari, kemi konflikte dhe mosmarrëveshje, kur Rusia ka nevojë për vatra zjarri, neve këtu nuk na duhen vatra zjarri, por na duhet paqe stabilitet dhe siguri, sepse ky vit do të vijojë me realizimin e shumë projekteve përparimtare për Maqedoninë e Veriut.

“Me siguri dëgjuat deklaratat e politikaneve maqedonas që thanë se UÇK nuk e ka fituar luftën, e krahas me ta ka edhe të tjerë që po ushtrojnë të njëjtën politikë përçarëse, ndaj mos u bëni si ata, sepse na duhet unitet, krahas ithtarëve, studentëve e intelektualëve që janë krah i BDI-së.

Shpesh mendoj që punët më të rëndësishme për shqiptarët këtu, kanë nisur nga Tetova, përfshirë gjuhën, flamurin, universitetet, ndaj mendoj që një punë që s’ka nisëm në Tetovë nuk ka bereqet! Kryetari thotë kur ta nisni një punë mendojeni fundit si do ju del?! Të mendojmë se çfarë do thonë për në gjeneratat e ardhshme, fëmijët tanë që sot jemi krah misionit të liderit Ali Ahmeti. Të gjithë ata që bëjnë fushatë të çmendur kundër Ali Ahmetit, unë ju them mos u ngucni kah Ali Ahmeti!”, tha Artan Grubi zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë në fjalën e tij.

Ai faleminderoi qytetarët e Tetovës për organizim të shkëlqyer të takimeve “Bashkë për Europë” gjatë gjithë javës.

 

“Çdo krizë është edhe një mundësi dhe ajo çfarë bëjmë në kohëra vendimtare na përcakton të ardhmen. Kishim krizë me administratorët tanë, me shpërndarjen dhe avancimin e tyre, e zbatuam gjuhën shqipe themeluam institucione tona, regjistruam popullsinë, tejkaluam të gjitha sfidat dhe problemet, projektuam projekte madhore si Korridori 8, Rrugën e Arbërit, për Portin e Thatë, ta bëjmë Malin Sharr Park Kombëtar, të bëjmë Ansamblin tonë të këngëve dhe valleve.

Po ashtu, menaxhuam krizën energjetike, rritën pagën minimale, ulën papunësinë, në buxhetin e vitit 2023 300 milion euro të parashikuara për Korridorin 8 një projekt madhor, shumë para investime për teatrin muzikor, për bibliotekën që po ndërtohet, para shtesë për spitalin e Kërçovës dhe shumë tjera. Mund të përmend shumë investime të reja në zonën e lirë ekonomike, ulën çmimet e produkteve ushqimore, ngrimë çmimet dhe ulëm marzhat për të ndihmuar qytetarët tanë. Kjo u bë falë mirë-menaxhimit të ministrave tanë. Themeluam Universitetin Nënë Tereza, shkollën në Reçicë e Vizberg , e mos të flas për abetaren e përbashkët”, tha Grubi.

Sot, shtoi ai, Bujari po udhëheq me OSBE, vendosëm dialog strategjik me SHBA-të, u anëtarësuam në NATO, miratuam marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, ndaj sot po e shpiejmë këtë vend drejt BE-së.

Mos e humb

IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Më shumë nga kategoria

IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
azizi
Azizi i Besës: Tani që ju është harxhuar karburanti, flasin për të kuqen
vlen-
VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin, i bëjmë thirrje të bëhet opozitë konstruktive
Bereqeti-Vetura
30 vite kontriboi për kompaninë, pronari i kompanisë "Bereqeti" i ndan veturë dhuratë për ditëlindje
IMG_8972
Albin Kurti takoi liderët e koalicionit VLEN: Është hera e parë që opozita shqiptare arrin mbi 100.000 vota
IMG_8965
Qytetarët ankohen për shtrenjtimet, paga mesatare nuk i mbulon shpenzimet
IMG_8964
Ali Ahmeti: Ne nuk duhet të hapim front me Greqinë dhe Bullgarinë, as front mes shqiptarëve dhe maqedonasve

DIASPORA