Lajme

Rama pret biletën e “non gratës”, ka shkelur dy herë ligjet e SHBA

Autori

Autori

Portali Tetova

February 2, 2023, 08:02

Skandali me zyrtarin e FBI Charles McGonigal, pritet t’i kushtojë shumë shtrenjtë kryeministrit Edi Rama.
Ndonëse momentalisht amerikanët nuk e kanë bërë kaq të madhe dhe janë fokusuar vetëm te ish-agjenti i FBI, në fakt Rama pasojat do t’i vuajë kur të dalë nga zyra e Kryeministrit.

Mund të themi hapur fare se shefi i qeverisë e ka prerë biletën “non grata” dhe do ta marrë atë kur të humbë zgjedhjet. Kjo për faktin se ai ka shkelur dy herë ligjet amerikane dhe kjo bie ndesh me aktin ekzekutiv të miratuar nga presidenti Joe Biden për luftën kundër korrupsionit.

SHBA e ka bërë të qartë se çdo akt korruptiv dhe çdo i korruptuar përbën kërcënim për sigurinë e shtetit dhe për këtë arsye të gjithë personat e dyshuar si të përfshirë në ngjarje të tilla janë “non grata”.

Rama deri më tani ka bërë dy shkelje flagrante dhe është vështirë të falet. Në vitin 2008, Edi Rama arriti të siguronte një foto me presidentin e asaj kohe Barak Obama, por më pas u zbulua se ishin paguar 80 mijë dollarë për atë foto.

 

Njësoj si me skandalin aktual, drejtësia amerikane hetoi dhe zbuloi se shqiptari Bilal Shehu kishte paguar 80 mijë dollarë për fushatën e Obamës dhe në fakt dyshimet janë se ato para u dhanë nga Rama. Bilal Shehu kishte planifikuar të shkonte në event me bashkëshorten e tij, por në fakt u shfaq më Edi Ramën.

Personi i cili u mor me këtë skemë u dënua me burg në SHBA. Ligji amerikan e ndalon që të huajt të japin kontribute për fushatat në SHBA. Në atë kohë u vërtetua se paratë ishin nisur nga Shqipëria. Hetimet u mbyllën në vitin 2019 dhe Rama duke qenë se ishte kryeministër, ja hodhi paq.

Tani përsëritet e njëjta skemë. Edi Rama del në një dosje të prokurorisë amerikane, ku përmendet në shumë takime të dyshimta të agjentit të FBI, McGonigal. Hetimet deri tani janë zbuluar pjesërisht. Ka dyshime se Agron Neza, personi i cili dha 225 mijë dollarët të ketë bashkëpunuar me FBI.

Po ashtu, vetë ish-e dashura e McGonigal tregoi se agjentët i kishin treguar foton e Ramës. Pra kryeministri shqiptar është skeduar në SHBA. Edhe pse sipas ligjit amerikan ai ndoshta mund të mos hetohet, në fakt SHBA-së i mjafton ta fusë në listën e zezë.

 

SHBA shpall “non grata” kryeministra e ministra që kanë bërë korrupsion në vendet e tyre, jo më ata që kryejnë në SHBA. Kështu që Rama, pasi të dalë nga zyra, me shumë mundësi do përballet me sanksione nga SHBA. /Pamfleti

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2770
Motër e vëlla nga Dobroshti i Tetovës mbulohen me medalje në Kampionatin Botëror të Kickbox-it në Rüsselsheim të Gjermanisë
IMG_2727
Armand Duka flet për Kosovën: Kanë një ekip të fortë, do e merrja Zhegrovën te Shqipëria!
IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd

Më shumë nga kategoria

IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2425
Maqedonia fiton Armeninë dhe siguron vendin e parë në grup
IMG_2386
Maqedonia sot kërkon fitore tjetër, përballet me Armeninë në Jerevan
IMG_2913
”Do japim energjinë dhe gjithë shpirtin”, Gixhari e Zeka drejt Prishtinës për Big Brother VIP
IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2908
Detaje nga aksioni policor në Tetovë – arrestohen 14 persona, kanë organizuar prostitucion dhe shitje të lëndëve narkotike
IMG_2905
Policia në kërkim të Stresit, reperi: Jam në këtë vend!
IMG_2904
Vazhdon bojkoti i mësimit në Moranë, qindra nxënës janë jashtë bankave shkollore
IMG_2901
Dosja e Prokurorisë: I akuzuari i dha Afrim Muçiqit borxh me fajde në shumën 70 mijë euro

DIASPORA