MPB ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme te 43-vjeçari A.B. nga fshati Haraçinë ka gjetur produkte ushqimore me afat të skaduar, pas çka ka kryer kontrolle në depon ku furnizohej në Kumanovë.
Depoja ka qenë në pronësi të 45-vjeçarit nga fshati Rramanli i Kumanovës, i cili ka pranuar se produktet janë të tij.
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka konstatuar se ushqimet janë të pasigurta, ndërsa nga MPB thonë se po punojnë për zbardhjen e plot të rastit.
“Më datë 01.02.2023 në ora 11:00, zyrtarë policorë nga SPB-Kumanovë kanë privuar nga liria A.B. (43) nga fshati Haraçinë, Shkup, pasi gjatë kontrollit në automjetin “Mercedes” me targa të Shkupit, me të cilin po transportohej, kanë gjetur rreth 200 kilogramë ushqime të skaduar.
Po ashtu, më vonë është bërë kontroll në një depo në rrugën “Industriska” në Kumanovë, në pronësi të B.M.(45) nga fshati Rramanli i Kumanovës, nga ku ka marrë mallin dhe pronari ka pranuar se është i tij.
Në magazinë janë gjetur edhe 600 kilogramë ushqime me afat të skaduar dhe ambalazhe të zbrazëta për paketimin e produkteve. Produkti i gjetur është shpallur produkt i pasigurt nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë”, thonë nga MPB.