Sot janë duke u zhvilluar bisedime ndërmjet delegacioneve të Aleancës për Shqiptarët dhe përfaqësuesve të LSDM-së për zgjerimin e koalicionit qeveritar.
Tv Shenja mëson jozyrtarisht se pritet që sot të përfundojë negociatat për caktimin e resorëve që pritet t’i marrë partia e drejtuar nga Arben Taravari.
Sipas burimeve brenda kësaj partie, është pothuajse e sigurt se do të marrin Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Drejtësisë.
Për ministrinë e tretë, është çështje që varet edhe nga ndarjet që do t’i bëjnë partnerët aktualë në Qeveri.
Pritet që Aleanca për Shqiptarët të ketë përfaqësim serioz në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Policinë Financiare e inspektorate të ndryshme.