Lajme

Alternativës i merren të gjitha ministritë dhe zëvendësit

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

February 11, 2023, 04:02

Edhe pse Alternativës iu morën të gjitha ministritë, ajo e Shëndetësisë, Shoqërisë Informatike e Administratës dhe ministria e Diasporës, dhe të gjitha postet e zëvendës ministrave përveç të atij në Ministrinë e Kulturës, partia e Afrim Gashit e pret ditën e nesërme për t’u prononcuar.

Alternativa prej ditësh nuk ka dhënë përgjigje të prerë nëse mbetet apo jo në Qeveri me arsyetimin se pret finalizimin e marrëveshjes midis Kovaçevskit dhe Taravarit.

Të pyetur nga Alsat nga Alternativa nuk dëshirojnë të komentojnë emrat e dorëzuar në Kuvend, por thonë se kryeministri e ka ditur se kjo parti do të mblidhet nesër për të marrë dhe kumtuar vendimin.

“Kovaçevski e ka ditur se ne e kemi mbledhjen e Kuvendit të partisë nesër dhe nuk e dimë pse ai sot ka dorëzuar në Kuvend nismën për rikontruimin e Qeverisë. Për këtë do të duhet ta pyesni Kryeministrin. Ne do të flasim nesër pas mbledhjes së Kuvendit”, thanë nga Alternativa për Alsat.

 

Ndërkohë LSDM thotë se për Alternativën dera e bashkëpunimit mbetet e hapur

“Dërgojmë apel deri tek Alternativa se dera për bashkëpunim është e hapur edhe më tej. Këto kohë janë të rëndësishme për ardhmërinë evropiane dhe për reformat ekonomike dhe u bëjmë thirrje të ngrihen mbi interesat e ngushta partiake dhe të mendojnë edhe njëherë. Edhe pse Alternativa nuk u përgjigj në ofertën për mbështetjen e bashkëpunimit, partia është e mirëseardhur me kontributin e saj për koalicionin evropian”, tha Darko Kaeski, LSDM.

Pas marrëveshjes midis Kovaçevskit dhe Travarit, Alternativa në Qeveri mbetet pa asnjë ministri, por me vetëm një zv/ministër. Në listën e të shkarkuarve nuk u gjet emri i zv/ministrit të Kulturës Daim Luçi, i afërt me deputetin Skender Rexhepi – Zejd i cili kohë më parë njoftoi se shkëputet nga Alternativa për të vepruar si i pavarur. Luçi së bashku me disa aktivistë të Alternativës më herët dolën kundër politikave të liderit të partisë së tyre dhe kërkonin shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë.

Alternativa e Afrim Gashit marrëveshjen për hyrjen në Qeveri e firmosi më 5 dhjetor të vitit 2021 me kryeministrin e atëhershëm Zoran Zaev. Marrëveshja përmbante nëntë pika, ndër të cilat ishte integrimi në BE, zbardhja e rasteve gjyqësore të cilat dyshohen si të montuara, si Monstra, Alfa, Lagjja e Trimave. Në agjendë ishte edhe lufta kundër korrupsionit dhe cilësia në Arsim. Hyrja e Alternativës në Qeveri erdhi menjëherë pas dështimit të VMRO-DPMNE-së për të krijuar shumicë të re së bashku me partinë e Gashit, Aleancën për Shqiptarët, Besën dhe Levicën e Apasievit./Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_9887
E fundit/ Aksidenti i rëndë - Nxirret nga lumi makina bashkë me tre trupa të pajetë
IMG_9868
Tetovë, babai vret të birin
IMG_9854
Aksidenti në Saraj, nxirret nga vetura një fëmijë 5 vjeçar (Video)
IMG_9841
Aksident në rrugën Rashçe-Saraj, automjeti bie në lumin Vardar
IMG_9551
Njihuni me Ibrahim Kolari nga Dibra e madhe, Biznesmeni dhe filantropisti, aktivist i shquar i diasporës dhe i kombit shqiptar i cili jeton dhe vepron në SHBA
IMG_9836
Mjegulla “paralizoi” Aeroportin e Shkupit! Aeroplanët rrotulloheshin mbi Shkup, disa riorientohen në shtetet fqinje