Kreu i Alternativës Afrim Gashi mbrëmë në emisionin 200 në Alsat nuk e ka përjashtuar mundësinë që të takoj kryetarin e Lëvizjes Besa Bilall Kasamin por e ka lënë edhe mundësinë e bashkimit me Lëvizjes Besa, informon portali “tetova1”.
Në pyetjen a mundë të bashkëpunoni me Kasamin si lider i Lëvizjes Besa, Gashi është përgjigjur se ata deri tash nuk kanë pasur bashkëpunim por për të ardhmen nuk i dihet.
“Mbetet që partia të vendos, pas këtij akti kur ne po e mbyllim një kapitull dhe e hapim një kapitull tjetër duhet ta shohim se partia në çfar drejtimi shkon. Unë si kryetar jam i detyruar që të hap dyert e bashkëpunimit.
Personalisht nuk ndjehem mirë për atë që ka ndodh, por në pozitën që kam unë si kryetar partie jam i detyruar të komunikoj kur partia do të vendos se është në interesin e partisë të ndodh një gjë e tillë”, deklaroi Gashi informon “tetova1.
Në pyetjen a mund të vijë deri te bashkimi i Lëvizjes Besa, Gashi ka thënë se gjithçka është e mundëshme.
“Pse jo, gjithçka është e mundur-sidomos në politikë, mbase nuk e dijë. Unë nuk e shoh veten shumë gjatë në politikë, thehet çdo parim, nuk ka turp, nuk ka përgjegjësi, nuk ka perspektië, nuk ka shpresë dhe nuk dua të jem aktorë në një proces ku thyhen shpresat ..por a mund të ndodh diçka e bukur dhe e mirë? Cfarëdo që është e mirë dhe e bukur kam dëshirë të jem pjesëmarës”, ka deklaruar Gashi. /tetova1/