Lajme

Hysni Ismaili: Edhe Kim Jongu do të ishte turpëruar nga sjellja e Dimitar Kovaçevski

March 1, 2023, 07:03

Deputeti i Alternativës, Hysni Ismaili, nga foltorja e Kuvendit, ku po flitej për shkarkimin e zv/ministrave, tha se me votimin e ministrave të rinj u mohua pretendimi i kryeministrit se zgjerimi i Qeverisë, bëhet për rritjen e shumicës.

“Me votimin e ministrave të rinj u dëshmua se krejt kjo çfarë ndodhi, edhe sjellja e turpshme ndaj Alternativës, edhe gjithë ky debat, gjithë kjo zhurmë, qenka bërë që shumica të shtohet vetëm edhe me një deputet plus. Kaq dhe asgjë më shumë. Pas kësaj bien krejt maskat e shpjegimet me terma hiperbolizues se kjo qeveri ka plane astronomike e historike për ta shpëtuar shtetin dhe për ta integruar në Bashkimin Europian”, ka deklaruar Ismaili.

Ai ka shtuar se edhe Kim Jongu do të turpërohet nga sjellja e kryeministrit Dimitar Kovaçevski ndaj partnerëve të tij.
“Kjo duhet të jetë mësim edhe për kolegët e ASH-së, sepse njeriu e ka vështirë ta gëlltisë turpin për herë e parë. Pastaj nuk i bëhet më vonë. Në fakt, ASH-ja e ka këtë përvojë më 2017-të dhe mbase as atyre nuk u bëhet vonë.

Sidoqoftë, kjo është e kaluar dhe ne vetëm mund të marrim mësim dhe t’i njohim më mirë njerëzit që ta dimë se kë ta konsiderojmë mik e bashkëpunëtor”, ka deklaruar Hysni Ismaili, deputet i Alternativës.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2770
Motër e vëlla nga Dobroshti i Tetovës mbulohen me medalje në Kampionatin Botëror të Kickbox-it në Rüsselsheim të Gjermanisë
IMG_2727
Armand Duka flet për Kosovën: Kanë një ekip të fortë, do e merrja Zhegrovën te Shqipëria!
IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd

Më shumë nga kategoria

IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2425
Maqedonia fiton Armeninë dhe siguron vendin e parë në grup
IMG_2913
”Do japim energjinë dhe gjithë shpirtin”, Gixhari e Zeka drejt Prishtinës për Big Brother VIP
IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2908
Detaje nga aksioni policor në Tetovë – arrestohen 14 persona, kanë organizuar prostitucion dhe shitje të lëndëve narkotike
IMG_2905
Policia në kërkim të Stresit, reperi: Jam në këtë vend!
IMG_2904
Vazhdon bojkoti i mësimit në Moranë, qindra nxënës janë jashtë bankave shkollore
IMG_2901
Dosja e Prokurorisë: I akuzuari i dha Afrim Muçiqit borxh me fajde në shumën 70 mijë euro

DIASPORA