Lajme

Gashi në Tetovë: çka na duhet fitorja nëse na ikë rinia?

Autori

Autori

Portali Tetova

March 16, 2023, 08:03

Partia Alternativa mbrëmë ka mbajtur tubim në Tetovë. Kryetari i partisë, Afrim Gashi, tha se që nga mbrëmë nuk dëshiron ta dëgjojë asnjë komentues politik, aktivist politik, sepse Alternativa është e fuqishme dhe prezentë në zonën 1 dhe 2.

“Prej sonte në zonën 6 e kemi vendosur themelin e fuqishëm. S’ka kush na heq prej këtu. Ju e dini se Alternativa çfarë vëmendje i jep Tetovës.

Në Qeverinë 2018 dhje 2020 i kemi patur dy pozita të larta në pushtet. Ministër dhe Sekretar Shtetëror. Ju shumë mirë e dini që të dytë kanë qenë prej Tetove”, tha Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.

Ai tha se se të gjithë në shtet breng e kanë të ardhmen dhe pyetja që parashtrohet është se a ka të ardhme në këtë shtet.

“Për fat të keq kemi arritur që ta vrasim shpresën e njerëzve që të mendojnë çdo ditë, a të qëndrojnë apo të shkojnë jashtë shtetit.

 

Andaj Alternativa në të ardhmen do të bëj çmos, do të angazhohet me gjithë kapacitetin e vet ekonomik, por edhe gjithë kapacitetin ekonomik në shtet, ekspertë profesorë e kështu me radhë që të përpilojmë një program të rëndësishëm ekonomik për shkak se shtylla kryesore për momentin aty ku po thyhen shtizat është pikërisht standardi ekomomik, është rroga, kushtet elementare për jetë, ujësjellësi, kanalizimi, rruga asfalti, shkollat e mira, institucionet kulturore… këto janë elementet kryesore pa të cilat nuk mund të ecim përpara dhe kështu do ta vrasim shpresën e të rinjve dhe do të na ikin njerëzit jashtë”, u shpreh Afim Gashi.

Ai tha se e ka thënë më herët dhe po e përsëritë se nëse lejojmë që të na ikin njerëzit jashtë, nuk kemi bërë asgjë.

“Kemi dështuar totalisht të gjithë, dhe pastaj nuk është me rëndësi kush i fiton zgjedhjet o njerëz. Çka është me rëndësi kush i fiton zgjedhjet nëse s’kemi në shtëpitë e tona, vëllezërit motrat e tona. Çka na duhet ajo fitore!”, tha më tej Gashi, duke shtuar se fitore është me i mbajt të rinjtë, këtu në këtë vend, kur të rritet rroga të paktën 1000 euro.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA