Lajme

Zgjedhjet janë afruar sepse takimet me qytetarët janë shtuar, a ju besojnë qytetarët më politikanëve?

Autori

Autori

Portali Tetova

March 16, 2023, 02:03

Zgjedhjet e rregullta parlamentare janë afruar ka mbetur edhe më pak se një vit, në të njëjtën kohë janë ndezur motorët e partive politike që nga tani takimet me qytetarët janë shpeshtuar nga gjitha partitë politike. Dhe, kjo është lehtë e kuptueshme se zakonisht partitë politike shihen në terren vetëm kur afrohen zgjedhjet.

Por, ajo që është e rëndësishme të nxirret nga këto takime është pjesëmarrje e qytetarëve që është në numër të kufizuar dhe nuk ka më pjesëmarrje masive, kjo përshkak se qytetarët tani më janë vetëdijesuar dhe nuk po besojnë verbërisht.

Qytetarët kanë hapur sytë dhe po shohin se me çfarë parti politike kemi të bëjmë, jo serioze, parti që ndryshojnë qëndrimet më shpesh se stinët e vitit, parti që vetëm japin premtime boshe dhe asgjë nuk realizojnë.

Premtimet dëgjohen nga gjithkush e për gjithçka por punët në terren mungojnë. Prandaj, qytetarët dinë edhe të ndëshkojnë ata kanë premtuar dhe nuk kanë realizuar, e dita më e mirë e ndëshkimit është pikërisht dita e zgjedhjeve.

 

Zgjedhjet afër, politikanët në terren takohen me qytetarët-

Në Maqedoninë e Veriut “nuhatet” lehtë kur ka zgjedhje në kohë të rregullt apo të parakohshme, sepse vërehen takime të shpeshtuara të partive politike me qytetarët. Përndryshe, pas zgjedhjeve zhduken dhe vështirë t’i gjesh në mesin e qytetarëve, jo se nuk duan të dëgjojnë hallet e tyre por pasi nuk janë në gjendje të gjejnë zgjidhje e të ndihmojnë qytetarët.

Ajo që është e çuditshme në këto lëvizjet e fundit të partive politike, është BDI partia më e madhe shqiptare e me kohë më të gjatë në pushtet që është drejt një ndarjeje e cila do të jetë jo lehtë e kalueshme për këtë parti. Në të njëjtën ditë e kohë dy fraksionet e kësaj partie realizojnë takime me qytetarët.

Grupi që qëndrojnë pas Ali Ahmetit ka zbarkuar në Shkup në krye me Artan Grubin dhe Bujar Osmanin, dhe po realizojnë takime të shumta pothuajse çdo ditë me qytetarët.

Nga ana tjetër i ashtuquajturi grupi zjarrit ngjashëm po realizon takime pa ndalë, dhe në të njëjtën kohë edhe po prezantojnë prurjet e reja në këtë grup. Madje nga takimi i fundit në Studeniçan në vend të flamurit të BDI-së në foltoren në binë kishin vendosur flamurin kombëtar shqiptar, gjë që reflektoi se hendeku është thelluar dhe ndarja përfundimtare është afruar.

 

Po me të njëjtin ritëm takimesh është e aktivizuar edhe partia e vetme opozitare shqiptare, Lëvizja Besa, kryetari i së cilës së bashku me sekretarët e partisë është takuar me banorët e Kondovës në Komunën e Sarajit.

Gjithashtu nga kjo parti takime të shumta kanë zhvilluar edhe në shumë fshatra të Tetovës, si dhe në diasporë. Përpos, kësaj nga kjo parti proklamojnë prurje të reja. Aktualisht kanë njoftuar për takime me qytetarët shqiptarë në Austri.

Nga, Aleanca për Shqiptarët, takimet me qytetarët kanë qenë poashtu të një ritmi të lartë por nga kjo parti e kanë bërë në cilësinë e takimit të kryetarit të ri, Arben Taravri, me anëtarët e degëve dhe nëndegëve ku është e shtrirë kjo parti.

Ndërkaq, prej partive maqedonase partia në pushtet LSDM është e përgjumur në “grep” të votave të deputetëve për të siguruar numrin e nevojshëm për ndryshimet Kushtetuese. Dhe, mesa duket janë të pakënaqur nga zgjedhjet e fundit lokale dhe nuk dinë ka t’ia fillojnë me cilët qytetarë të takohen.

Nga ana tjetër, partia më e madhe opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, kanë realizuar një sërë takimesh me qytetarë të shumtë, dhe nga secili takim kanë kritikuar dhe përmendur gabimet e Qeverisë aktuale dhe kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme.

 

Premtim gojën plotë, në terren punët nuk shihen askund –

Ajo që është shndërruar si praktikë e zakonshme e partive politike pa dallim është fakti se ata dinë dhe premtojnë pa ndalë, e këtë e bëjnë lirshëm sepse ndihen komod që askush nuk u kërkon llogari për mos realizim të premtimeve të dhëna.

Por ajo që bie në sy nga këto takime që realizojnë partitë politike është pjesëmarrja e qytetarëve që është në numër të kufizuar dhe jo masive sikurse kanë qenë më herët. Tani në tubime partiake ke disa militantë të zjarrtë që janë të punësuar me kontratë në vepër dhe që ende nuk kanë marrë vendimet, në të kundërtën politikanët duheshe të takoheshin njëri me tjetrin.

Nga kjo kuptohet se tani më qytetarët nuk po u besojnë premtime megalomane sepse po e dinë nga përvoja që në praktikë ato premtime nuk do të bëhen projekte e realizime asnjëherë.

Përvoja ka dëshmuar se secila parti politike ka premtuar ndërtimin e një spitali klinik në Shkup, ky spital ende ka mbetur premtim i ngjashëm. Përvoja ka dëshmuar se secili politikan shqiptarë ka folur për shkollën e Idrizovës dhe nxënësit e Çashkës të cilët vijojnë mësimin në gjuhën maqedonase, por nxënësit janë në po të njëjtën gjendje.

 

Përvoja ka dëshmuar që secili politikan gojën plotë me përmirësim të standardit jetësor, ndërkaq po ndodhë e kundërta që standardit jetësore lëre që nuk është përmirësuar fare por vetëm sa është rënduar dhe përkeqësuar edhe më shumë.

Politikanët kanë premtuar zhvillim ekonomik dhe rritje të numrit të punësuarve, ndërkaq praktika po dëshmuan se kemi regres ekonomik dhe rritje të numrit të pakënaqurve që po braktisin vendin.

Megjithatë, premtime si në nivelin lokal ngjashëm edhe atë qendror ka me bollëk por punët po mungojnë. Prandaj, edhe qytetarët tashmë janë vetëdijesuar në nivelin e duhur dhe nuk po bëjnë vrapime maratonike pas partive politike që vetëm të duartrokasin. Qytetarët munden dhe do të ndëshkojnë ditën e zgjedhjeve gjithë ata politikanët që nuk i kanë përmbushur premtime e dhëna. /Zhurnal.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2770
Motër e vëlla nga Dobroshti i Tetovës mbulohen me medalje në Kampionatin Botëror të Kickbox-it në Rüsselsheim të Gjermanisë
IMG_2727
Armand Duka flet për Kosovën: Kanë një ekip të fortë, do e merrja Zhegrovën te Shqipëria!
IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd

Më shumë nga kategoria

IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2425
Maqedonia fiton Armeninë dhe siguron vendin e parë në grup
IMG_2386
Maqedonia sot kërkon fitore tjetër, përballet me Armeninë në Jerevan
IMG_2337
Trajneri i Serbisë tregon se çka bisedoi me Xhakën pas ndeshjes
IMG_2234
Zyrtare: Berat Imeri, trajner i ri i Besës së Dobërdollit
IMG_2913
”Do japim energjinë dhe gjithë shpirtin”, Gixhari e Zeka drejt Prishtinës për Big Brother VIP
IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2908
Detaje nga aksioni policor në Tetovë – arrestohen 14 persona, kanë organizuar prostitucion dhe shitje të lëndëve narkotike
IMG_2905
Policia në kërkim të Stresit, reperi: Jam në këtë vend!
IMG_2904
Vazhdon bojkoti i mësimit në Moranë, qindra nxënës janë jashtë bankave shkollore
IMG_2901
Dosja e Prokurorisë: I akuzuari i dha Afrim Muçiqit borxh me fajde në shumën 70 mijë euro

DIASPORA