Diaspora

Escobar mendon njëjtë si Kurti: Çka ndodh në Ohër

March 18, 2023, 06:03

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se pret finalizimin e aneksit të zbatimit të marrëveshjes drejt normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë.

Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 18 mars, ai tha se për SHBA-në njohja reciproke është qëllimi përfundimtar.

“Është për ne. Mendoj se duhet të ndodhë. Mendoj se duhet të ndodhë për të gjitha vendet e rajonit. Kështu që, unë mendoj se nuk ka asnjë mënyrë, asnjë rrugë për në Evropë pa e njohura njëra-tjetrën të gjitha vendet e rajonit dhe pa punuar së bashku me njëra tjetrën”, u shpreh Escobar.

Më herët, Escobar ka deklaruar se sot pret finalizimin e aneksit të zbatimit të marrëveshjes drejt normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, palët nuk do të mund të zgjedhin se çka të zbatojnë nga ky propozim e çka jo.

Në cilësinë e vëzhguesit, Escobar merr pjesë në një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që po zhvillohet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Më herët kishte informacione për përfundimin e takimit – pak minuta para orës 17:00 – por siç raporton bëhej fjalë vetëm për një pauzë të shkurtër. Takimi është duke vazhduar ende.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2770
Motër e vëlla nga Dobroshti i Tetovës mbulohen me medalje në Kampionatin Botëror të Kickbox-it në Rüsselsheim të Gjermanisë
IMG_2727
Armand Duka flet për Kosovën: Kanë një ekip të fortë, do e merrja Zhegrovën te Shqipëria!
IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd

Më shumë nga kategoria

IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2425
Maqedonia fiton Armeninë dhe siguron vendin e parë në grup
IMG_2913
”Do japim energjinë dhe gjithë shpirtin”, Gixhari e Zeka drejt Prishtinës për Big Brother VIP
IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2908
Detaje nga aksioni policor në Tetovë – arrestohen 14 persona, kanë organizuar prostitucion dhe shitje të lëndëve narkotike
IMG_2905
Policia në kërkim të Stresit, reperi: Jam në këtë vend!
IMG_2904
Vazhdon bojkoti i mësimit në Moranë, qindra nxënës janë jashtë bankave shkollore
IMG_2901
Dosja e Prokurorisë: I akuzuari i dha Afrim Muçiqit borxh me fajde në shumën 70 mijë euro

DIASPORA