Grubi nga Çairi: Drita simbolizon shpresën, mirëpo unë do thoja: Trenit nuk i dilet përpara

March 20, 2023, 07:03

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe zyrtari i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) –Artan Grubi në tubimin “Bashkë për Europë” të liderit Ali Ahmeti me qytetarë dhe strukturat partiake në Çair të Shkupit tha se sonte jemi këtu sepse kemi nevojë për pajtim e unifikim, jo për përcarje dhe ndarje.

Ai shtoi, se dora e tij mbetet e shtruar, sepse, siç tha “unë nuk kam mëri e hatërmbetje”.

Mirë se erdhet tek mahalla e çunit! Ky çuni i kësaj mahallë më shumë çuna e çupa tjerë, para dy viteve bënim thirrje të votojmë kandidatin e propozuar nga Ali Ahmeti, sepse ne e kemi ndarë mendjen të jemi të rënditur si fishekë në karikator dhe fituar. Sonte jemi këtu sepse kemi nevojë për pajtim e unifikim, jo për përcarje dhe ndarje.

Dora ime mbetet e shtruar, sepse unë nuk kam mëri e hatërmbetje, jemi mësuar te jemi bashkë sepse ashtu e do koha dhe është momenti i duhur. Ne të gjithë bashkë po e trasojmë rruget e BDI-së për interesa të kombit e jo të individit, sepse BDI është e të gjithëve jo e dissave. U pajtu edhe Luizi me Oltën, i kërkoj falje! Cairi nuk është bukëpërmbystë, Cairi e Shkupi janë të Ali Ahmetit.

Frikë nga gara dhe konkurrenca ka vetëm i dobëti. Asgje nuk filloi dhe nuk do të përfundoj as me mua e as me dikë tjetër, vetëm fryma e Ali Ahmetit duhet të jetë e përjetshme sepse është më e mira për shqiptarët. BDI ka frymëzuar në cdo gjenerate, ndaj nuk ulim më nivel, por garojmë për nivele më të larta. Na lini të punojmë, mos u bëni mashë në dorë të huaj! Shpërndamë administratorët, ua njohëm diplomat, zbatuam gjuhën shqipe, u bë regjistrimi, u themeluan institucione shqiptare, tejkaluam krizën e Covid-it dhe krizën energjetike, rritem pagat e ulën papunësinë, realizuam buxhetin shtetëror në përpikmëri, ndajmë fonde rekorde për Korridorin 8 dhe rrugën e Bllacës, e shumë investime të tjera. Asnjë projekt nuk ngec për arsye të qeverisë, përkundrazi investojmë në zonat shqiptare!

Do largohen dhe kazinot 500 metra nga shkollat dhe xhamitë. Nuk mund të rri pa përmendur një moment epik, u shfaq një skepticizem se s’do bëhet korridori 8, por u nënshkrua kontrata për projektin më të madh infrastrukturor që nga Maqedonia e pavarur, sepse bashkohemi me Kosovën dhe Shqipërinë.

Çka bëjmë në sot na përcakton të sotmen, të nesërmen, e të ardhmen, ndaj duam të mbahemi mend që i kemi qëndruar pranë rilindasit të fundit të popullit tonë, Ali Ahmetit! E pame në video nje tunel me drite në fund, zakonisht drita simbolizon shpresën, mirëpo unë do thoja se: Trenit nuk i dilet përpara, tha Grubi.

Mos e humb

IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Më shumë nga kategoria

IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
vlen-
VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin, i bëjmë thirrje të bëhet opozitë konstruktive
Bereqeti-Vetura
30 vite kontriboi për kompaninë, pronari i kompanisë "Bereqeti" i ndan veturë dhuratë për ditëlindje
IMG_8972
Albin Kurti takoi liderët e koalicionit VLEN: Është hera e parë që opozita shqiptare arrin mbi 100.000 vota
IMG_8965
Qytetarët ankohen për shtrenjtimet, paga mesatare nuk i mbulon shpenzimet
IMG_8964
Ali Ahmeti: Ne nuk duhet të hapim front me Greqinë dhe Bullgarinë, as front mes shqiptarëve dhe maqedonasve
IMG_8953
Ahmeti: I dijmë marrëveshjet në podrumet e kuqe, do i nxjerim dhe do i turpërojm ë

DIASPORA