Uncategorized

Rrezikohen 300 pasagjerë, dy aeroplanë për pak sa nuk u përplasën në Kosovë

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

March 22, 2023, 09:03

300 pasagjerë rrezikuan jetët e tyre në hapësirën ajrore të Kosovës, më datën 24 shkurt të këtij viti, kur aeroplanët në të cilët po udhëtonin, ishin duke u përplasur mes vete.

Rreth orës 15:30 në hapësirën mbi Ramoc të Gjakovës në datën e sipërpërmendur, aeroplani i linjës Prishtinë-Malmo i operatorit “Trade Air”, për pak sa nuk u përplas me aeroplanin e linjës që vinte nga Dyseldorfi, që operohej nga kompania bullgare “GP Aviation”.

Burime të “Kiks Kosovës” bëjnë të ditur se Agjencia e Shërbimit të Navigimit Ajror nuk e kishte vërejtur se dy aeroplanët ishin duke shkuar në drejtim të përplasjes.
Por këtë e kuptuan nga një telefonatë nga “Alb Kontrolli i Shqipërisë”, të cilët alarmuan kolegët nga Kosova se diçka nuk ishte në rregull me aeroplanët e linjës “GP Aviation” nga Bullgaria dhe “Trade Air” nga Kroacia.

Të gjendur nën habi para këtij fakti, kontrollorët që nuk kishin vërejtur se aeroplanët po ecnin në trajektore të njëjtë, u vonuan dhe nuk reaguan.

 

Por aksidenti fatmirësisht u shmang falë sistemit të radarit brenda aeroplanit, TCAS, i cili aktivizohet vetëm në rastin kur aeroplanët shkojnë drejt përplasjes.

Ky sistem alarmi ka tre njoftime, një ndezët në largësinë prej 1000 feet (304.8 metra), i dyti në 800 feet (243.84 metra) dhe i fundit, i cili në fakt u ndez në këtë rast dhe që ndizet vetëm në shkallën më të rrezikshme afër përplasjes, pra kur aeroplanët ndodhen në largësi prej 600 feet (182.88 metra), raporon Klan Kosova.

Me gjithë kaosin e shkaktuar në pasditen e së premtes së 24 shkurtit, punëtorët e Kullës në Prishtinë heshtën.
Burime të Kiksit brenda institucioneve të Aviacionit bëjnë të ditur se rasti u tentua të fshihej, për faktin se atë natë në kullë si kontrollor ishte i biri i një ish- komandanti të UÇK-së nga zona e Llapit, i konsideruar si i fortë brenda ASHNA-s, pasi është edhe nip i një deputeti aktual të PDK-së.

AShNA ua ka ndaluar dy kontrollorëve A.Sh. dhe F.L., që ushtrojnë detyrat e tyre si kontrollorë, deri në përfundimin e hetimit të këtij incidenti.

 

Kiksi ka kontaktuar drejtorin e Aviacionit Civil, Bujar Ejupin për këtë çështje, i cili e ka konfirmuar rastin, duke theksuar se ka kuptuar për incidentin 3 ditë pas rastit.

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike tashmë ka nisur hetimet për rastin.

Kiks Kosova ka siguruar vendimin, i cili obligon institucionet e aviacionit për të siguruar të gjitha faktet për të hetuar rastin. Në vendim thuhet se me faktet e siguruara deri më tani ka bazë të mjaftueshme për të nisur hetime për faktin se është rrezikuar siguria e aviacionit civil.

Vendimi ka hyrë në fuqi ditën e nënshkrimit, më 17 mars 2023.

 

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë

Më shumë nga kategoria

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
bilall-1
Bilall Kasami: Nuk jam takuar me Ali Ahmetin
IMG_1889
Talat Xhaferi debat me VLEN-in: Ali Ahmetit duhet të ja lani këmbët dhe ta pini ujin!
IMG_1887
Durmishi: Viti 2025, vit i projekteve të mëdha infrastrukturore!
IMG_4026
VLEN: Brenda një viti qeverisje po e bëjmë atë që BDI nuk e ka bërë për 20 vite
iliredauti-696x422
Komisioni për politikë sociale ende pa kryetar pas dorëheqjes së Ilire Dautit
IMG_1885
Pasagjeri po vinte nga Vjena, doganierët sekuestruan 183 çelësa të veturave në Aeroportin e Shkupit