Lajme

Mashtrimi i dyfishtë BDI-ASH!

Autori

Autori

Portali Tetova

March 29, 2023, 09:03

Adnan Azizi
Kush din të lexojë mes rreshtash mesazhet politike që ka nxjerë Instituti Arbër Xhaferi nuk do shumë zgjuarësi për të arritur konstatimin se BDI tani po përdor si instrument ASH-në dhe institutet që kontrollon ASH-ja për ta kamufluar krizën e brendshme që e çon drejt humnerës dhe përfundimit të epokës së BDI-së.

Me sondazhet e famshme që demek edhe po të përgjysmohet BDI me shkëputjen e Grupit të Zjarrit, BDI sërish do të ngelet e para tek shqiptarët dhe se aty afër saj do ta ketë ASH-në si paterica që do mundohet ta mbajë në këmbë BDI-në.

Binomi BDI-ASH që dikur bashkëpunonin dhe kurdiste sondazhe fshehurazi kundër Lëvizjes BESA sot po e bëjnë publikisht, dikur njëra në pozitë e tjetri në opozitë tani në frontin e përbashkët kundër Lëvizjes BESA mundohen famën dhe rejtingun ta ngrisin me sondazhe të këtilla imagjinare që për çdo muaj apo javë përsëritet e njejta që lansonin sondazhe para zgjedhjeve lokale duke e rradhitur BDI-në në Tetovë me 23%, ASH 17 %, PDSH 5% dhe Lëvizjen BESA me 2% ja huqën matematikës sondazhiste e kancelarike totalisht!

Saherë që Levizja BESA shënon rritje në terren, BDI dhe tashmë partneri i njohur i tyre ASH, mundohen të bëjnë sondazhe të improvizuara kinse BDI është e pamposhtur dhe se BESA nuk ja del dot kundër BDI!

 

Është për të ardhur keq se si një parti deri dje opozitare që nuk la gjë pa thënë e pa sharë BDI-në të shndërrohet në avokat dhe servis për manipulimin e opinionit që bën BDI me PR dhe sondazhe fiktive.

Ne si Levizja BESA e kemi të qartë se si fitohet dhe si mundet BDI, e dimë qartë formulën dhe strategjinë, rrugën dhe adresën e fitores ( populli ), por dijeni se juve ASH dhe BDI nuk do të ju bëjnë derman këto lloj sondazhe iluzionare, sepse edhe mileti ka arritur pjekuri dhe bën sondazhet e veta politike dhe nuk i ha mashtrimet që ju mundoheni t’ua servoni!

Nuk kemi keqardhje për sondazhet fiktive të dëshirave të juaja, por nga e gjithë kjo marrëzi e paturpësi është se këtë Institut po e keqpërdorni me emrin e të ndjerit Arbër Xhaferri ndjesë pastë, i cili fatkeqësisht ndonëse edhe fatmirësisht nuk është gjallë për të parë e për të ndëgjuar se çfarë devijimesh kanë bërë këta që thirren në emrin e tij duke ia trazuar kockat në varr për interesat e ulta të dikujt që ka shitur kauzën e Arben Xhaferrit për pozitë, karrierë apo para që ua ofroi pushteti.

 

 

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ekipi-olimpik-i-kosoves-2
Kosova më e mirë se India e Greqia me medalje, “baras” me Meksikën, Zvicrën e Turqinë
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA