Lajme

Gjuha shqipe shkilet me dy këmbë nga Fondi për Sigurim Shëndetësor (video)

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

March 31, 2023, 07:03

Lu ftë, jetë të humbura, marrëveshje paqësore…

E gjithë kjo që të respektohet gjuha dhe flamuri i shqiptarit të Maqedonisë. Por 22 vite pas lu ftës, gjuha shqipe nuk po respektohet edhe pse ka ligj që e përcakton këtë çështje.

Tabela para institucionit në dy gjuhë, por një kërkesë të thjeshtë nuk mund të dorëzohet në gjuhën shqipe.

I operuar, dy herë vjen nga Tetova për të marrë një vërtetim të thjeshtë se ka qenë i punësuar kur e ka kryer operacionin, por endet prej një sporteli në sportel tjetër. Kjo për shkak se nuk e ka mbushur kërkesën në gjuhën maqedonase.

Gazetari: Mirëdita. Kërkoj falje.
Punonjësja: Nuk guxoni të xhironi.

Gazetari: Guxojmë për shkak se kryeni funksion publik. Përse nuk ka kërkesa në shqip? Dhe perse silleni keq me pacientin?
Punonjësja: Të ju pyes, a po ju dukemi si arkiv?
Gazetari: Përse pra e dërgojnë këtu?

 

Prej në dere në derën tjetër, pacient që sapo ka dalë prej një operacioni të rëndë.

Administratori: Nuk dua shumë të hy në detaje, kolegja i tha që duhet ta bëjë…
Gazetari: Ku është kolegja?
Administratori: Sapo doli.

Gazetari: Por nuk mundet të dalë tash.
Administratori: E si nuk mundet?
Gazetari: 15:26 është, jo 15:30.
Administratori: Ti a punon në ndonjë institucion? 2,3 minuta do të ndryshojnë diçka?

Gazetari: Po, sepse ai do të mbetet pa vërtetim.
Administratori: Ka në dhomën 9, shko atje. Atje lartë.
Gazetari: Atje na thanë se nuk jemi për aty.

Administratori: Si nuk jeni për atje?
Vetëm pak.

 

Administratori – (kolegeve të zyrës me numër 9): Pala prej në mëngjes që është këtu…
Koleget: Të lutem Toni, shefi na kërkon.

Me gënjeshtrën se i kërkon shefi, të gjithë të punësuarit u larguan nga dera e pasme, e pacienti mbeti edhe një ditë pa dokument.

“Është refuzuar kërkesa juaj. I thash a mund ta di arsyen se përse kur i kam të gjitha dokumentet në rregull. Më tha për shkak se nuk e ke shkruar në gjuhën maqedonase dhe në alfabetin cirilik.

Po thash që unë nuk e di alfabetin cirilik… Ose tha ta mbushë dikush tjetër poshtë. I thash zonjë nuk mund t’ia jap të dhënat e mia dikujt…

Publikisht e them se i shkrova te faqja zyrtare Zëvendëskryeministrit tonë shqiptar që e promovon dygjuhësinë në çdo tubim, në çdo takim me qytetarët. Dua t’ia përkujtoj atij se aspak nuk ekziston dygjuhësia.

 

Dy herë, tre herë shkoj pyes a mundet të ma jepni të paktën në gjuhën shqipe, siç më takon ta kryej shërbimin, jo nëse don në gjuhën maqedonase, ose nuk ka”, thotë qytetari i mërzitur.

Tentuam ta kontaktojmë edhe drejtorin e Fondit për sigurim shëndetësor, Faton Ahmetin, por nuk u përgjigj thirrjeve tona. /Furkan Saliu/KlanMacedonia

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_6867
Arbitri shpërtheu në lot pas ndeshjes Lajpcig-Aston Villa
IMG_6863
Liga e Kampionëve vjen sot me nëntë ndeshje interesante – vëmendja në Dortmund dhe Torino
IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar
IMG_9854
Aksidenti në Saraj, nxirret nga vetura një fëmijë 5 vjeçar (Video)
IMG_9841
Aksident në rrugën Rashçe-Saraj, automjeti bie në lumin Vardar
IMG_9551
Njihuni me Ibrahim Kolari nga Dibra e madhe, Biznesmeni dhe filantropisti, aktivist i shquar i diasporës dhe i kombit shqiptar i cili jeton dhe vepron në SHBA
IMG_9836
Mjegulla “paralizoi” Aeroportin e Shkupit! Aeroplanët rrotulloheshin mbi Shkup, disa riorientohen në shtetet fqinje
IMG_9832
Vdiq ish-ambasadori i Kosovës në Slloveni, Anton Berisha
IMG_9827
Bashar al-Assad është helmuar?